Dhjetëra mijëra në marsh në Buenos Aires në përkujtim të viktimave të diktaturës
- Sindikata, organizata për të drejtat e njeriut dhe grupe të majta dje marshuan në përkujtim të viktimave të diktaturës, 50 vjet pas grushtit të shtetit në Argjentinë.
Buenos Aires, 26 mars 2026 (MIA) - Sindikata, organizata për të drejtat e njeriut dhe grupe të majta dje marshuan në përkujtim të viktimave të diktaturës, 50 vjet pas grushtit të shtetit në Argjentinë.
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër qendrën e Buenos Aires drejt Plaza de Majo, përpara selisë së Qeverisë.
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhin "Nunca más" (Kurr më), si dhe fotografi të personave që "u zhdukën" pas rrëmbimeve gjatë diktaturës ushtarake. Disa prej pjesëmarrësve thërrisnin slogane kundër qeverisë së presidentit ultra-liberal, Havier Milei.
Aktivistët për të drejtat e njeriut vlerësojnë se deri në 30.000 aktivistë të majtë, sindikalistë, studentë dhe kundërshtarë të regjimit u zhdukën gjatë sundimit të huntës ushtarake nga viti 1976 deri në vitin 1983, ndërsa fati i shumë prej tyre mbetet ende i panjohur.
Shumë të burgosur politikë janë hedhur të gjallë nga aeroplanët e marinës mbi lumin Rio de la Plata në të ashtuquajturat "fluturime të vdekjes" ndërsa të tjerë janë vrarë dhe varrosur pa shenja identifikuese.
Aktivistët besojnë gjithashtu se ushtria ka dorëzuar rreth 500 foshnje dhe fëmijë të vegjël kundërshtarëve të regjimit në familje kujdestare me identitete të rreme. Në vitet e fundit, janë identifikuar shumë viktima të kësaj praktike. qa/
Foto: EPA