• вторник, 14 април 2026

Si-En-En: Irani preferon të negociojë me Xhej Di Vensin në vend të Kushnerit dhe Uitkofit

Si-En-En: Irani preferon të negociojë me Xhej Di Vensin në vend të Kushnerit dhe Uitkofit

Uashington, 25 mars 2026 (MIA) - Irani sinjalizoi drejt administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp se do të dëshironte të zhvillojë negociata me nënpresidentin, Xhej Di Vens në vend të të dërguarve të posaçëm Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, lajmëroi Si-En-En, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Porosia u transmetua përmes kanaleve joformale dhe e reflekton vlerësimin  e Teheranit se biseidmet me Uitkofin dhe Kushnerin nuk do të ishin produktive për shkak të mungesës së besimit pas dështimit të kontakteve të mëparshme. Burimet theksojnë se Vens në rajon përjetohet si politikan më i prirur drejt përfundimit të konflikteve në krahasim me anëtarët e tjerë të ekipit, si sekretari i Shtetit, Marko Rubio. Megjithatë, analistët rajonal konsideorjnë se përfshirja e Vensit sjellë rrezik sepse arritja e marrëveshjes është jashtëzakonisht e rëndë.

Edhe përkundër dëshirave iraniane, Uitkof mbetet fuqishëm i përfshirë në aktivitetet diplomatike, ndërsa Uashingtoni zyrtar thekson se Irani do të duhet të negociojë me atë që do ta caktojë presidenti. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolajn Livit theksoi se Trampi vendosë për ekipin negociues, në të cilin janë të prëfshirë Vensi, Rubio, Uitkofi dhe Kushneri.

Një funksionar i Shtëpisë së bardhë i vlerësoi informatat e këtilla si tentim për "minim të administratës së Trampit". Si hap i ardhshëm i mundur përmendet takimi i përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit nga fundi i javës në Islamabad, edhe pse ekziston dyshimi për mbajtje të tij. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан