• вторник, 14 април 2026

Kundërkushte nga Teherani për Uashingtonin: Irani kërkon dëmshpërblim dhe fund të sanksioneve për paqen në Lindjen e Mesme

Kundërkushte nga Teherani për Uashingtonin: Irani kërkon dëmshpërblim dhe fund të sanksioneve për paqen në Lindjen e Mesme

Teheran, 26 mars 2026 (MIA) - Irani iu përgjigj planit të paqes prej 15 pikash të SHBA-së me kërkesat e tij që përfshijnë mbylljen e të gjitha bazave ushtarake amerikane në lindjen e Mesme dhe pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Uolstrit xhurnal.

Përveç mbylljes së bazave në rajonin e Gjirit, Teherani kërkon dëmshpërblim për sulmet ndaj vendit, garancione se lufta nuk do të rifillojë, ndërprerje të sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut dhe ndërprerje të të gjitha sanksioneve. Irani gjithashtu, insiston në mbajtjen e programit të tij balistik pa kurrfarë kufizimi. Përfaqësuesi zyrtar amerikane i ka përshkruar këto kërkesa si "qesharake dhe jorealiste".

Sipas raporteve të Aksios, në Teheran ekziston mosbesim i madh sepse dy herë u sulmuan derisa zhvillonin bisedime me administratën e Trampit.

Paraprakisht u publikuan edhe kushtet amerikane të dorëzuara përmes ndërmjetësuesve pakistanez, të cilat kërkojnë çmontimin e objekteve bërthamore të Iranit, dorëzimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të ANEB dhe ndërprerje të mbështetjes për grupet rajonale të ndërmjetësuara. Në këmbim, SHBA ofron ndërprerje të sanksioneve ndërkombëtare dhe ndihmë për programin bërthamor civil. sa/ 

foto: arkivi

Остани поврзан