Hezbollah hedh 30 raketa ndaj Izraelit pas sulmeve të mbrëmshme ajrore të IDF-së
- Grupi libanez Hezbollah ka hedhur 30 raketa në Izrael sot në mëngjes si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në infrastrukturën e tij gjatë natës, njoftoi televizioni izraelit Çenël 12.
Tel-Aviv, 26 mars 2026 (MIA) - Grupi libanez Hezbollah ka hedhur 30 raketa në Izrael sot në mëngjes si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në infrastrukturën e tij gjatë natës, njoftoi televizioni izraelit Çenël 12.
Sulmet aktivizuan sirenat në qytetin e Safedit dhe në qytetet përreth. Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) njoftuan se forcat e tyre ajrore paraprakisht kanë goditur objektiva të tjera të Hezbollahut, duke përfshirë edhe pozicionin antitank nga të kilat grupi po planente sulme në förçë izraeli.
"Forcat izraelite të Mbrojtjes vazhdojnë të veprojnë me forcë kundër organizatës terroriste Hezbollah, e cila ka vendosur t'i bashkohet konfliktit nën kujdesin e regjimit iranian. Ne nuk do të lejojmë që qytetarët e Izraelit të rrezikohen", bëri të ditur ushtria izraelite në një komunikatë zyrtare. mb/
Foto: MIA