• понеделник, 17 март 2025

Shtatë ditë zie për viktimat nga aksidenti tragjik në Koçan

Shtatë ditë zie për viktimat nga aksidenti tragjik në Koçan

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik në Koçan, nga sot në mbarë vendin është shpallur shtatë ditë zie. Flamuri kombëtar i vendit do të jetë në gjysmështizë sot.

Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të qeverisë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Komunën e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën në një incident fatkeq gjatë zjarrit në një diskotekë, ndërsa mbi 100 persona janë shtruar në spital dhe po marrin kujdes mjekësor.

null

 

Të gjithë duhet t'i përmbahen vendimit sepse dënimet për mosrespektim do të jenë rigoroze. Në këto ditë Ministria e Punëve të Jashtme do të hapë një libër ngushëllimi në kuadër të Ministrisë për aksidentin e rëndë të ndodhur, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga Qeveria shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave në këtë ngjarje tragjike.

"Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pariparueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe pikëlluese për mbarë popullin e Maqedonisë, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i opinionit", theksohet në kumtesën nga Qeveria. 

On an order from Bulgaria's Prime Minister Rosen Zhelyazkov, a Bulgarian Air Force Spartan aircraft will transport five people critically injured in the Kochani nightclub fire from Skopje to

Të gjitha ngjarjet e planifikuara në institucionet në fushën e kulturës gjatë kësa javë anulohen, informuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. 

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov shprehu ngushëllime të thella familjeve të të ndjerëve, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë. Ai informoi se të gjitha institucionet kulturore në Shkup po i hapin dyert dhe janë në dispozicion për të mbështetur familjet dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dje përmes kumtesës u theksoi mediave se duhet të harmonizojnë punën e tyre me ditët e zisë.

"Mediat të transmetojnë/publikojnë përmbajtje që për nga funksioni mediatik janë të përshtatshme për ditët e zisë. Muzika që ata do të transmetojnë duhet të jetë nga zhanret muzikore të përshtatshme për ditët e zisë, ndërsa transmetimi i emisioneve argëtuese, humoristike apo programeve nga zhanri i komedisë duhet të shtyhen deri në përfundimin e tyre. Në të njëjtën kohë, deri në fund të ditëve të zisë duhet të shtyhet edhe transmetimi i reklamave, gjegjësisht të gjitha format e komunikimeve komerciale", theksojnë nga ASHMAA. 

Agjencia u bën thirrje mediave që të vazhdojnë të raportojnë në mënyrë profesionale, të kenë parasysh dinjitetin e viktimave, të lënduarve dhe familjeve të tyre dhe gjatë raportimit të përdorin burime të verifikuara dhe bashkëbisedues përkatës.

 

null

Zjarri në diskotekën në Koçan ka rënë si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncert. Shkëndijat përfshinë pjesën e tavanit nga materiale lehtësisht të ndezshme, pas së cilës zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë diskotekën, duke krijuar tym të dendur. MPB-ja informoi se më 16.03.2025, rreth orës 02:35, nga nëpunësi policor nga DPB Koçani i cili në momentin ka vepruar sipas planit për kontrollin e objekteve hoteliere në diskotekën “Pulse” në Koçan, në Stacionin Policor të Koçanit është marrë informacioni se në diskotekë ka shpërthyer zjarr teksa po mbahej koncerti i grupit DNK.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, siç tha, shërbimi kujdestar në Stacionin policor Koçan ka njoftuar Njësinë territoriale të zjarrfikësve dhe Ndihmën urgjente mjekësore, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër dhe kanë nisur dhënien e ndihmës së parë dhe evakuimin e të pranishmëve.

"Sipas informacioneve fillestare që kemi, zjarri ka rënë si pasojë e shkëndijave të mjeteve piroteknike që janë përdorur për efektet e ndriçimit në koncert. Në momentin që janë aktivizuar të ashtuquajturat spërkatëse, shkëndijat me shumë gjasa kanë përfshirë tavanin, i cili ishte bërë nga një material lehtësisht i ndezshëm, pas së cilës zjarri u përhap në të gjithë diskotekën në një kohë shumë të shkurtër dhe u krijua tym i dendur. Brenda një kohe të shkurtër në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Ndihma urgjente mjekësore nga qytetet fqinje dhe të cilët kanë ndihmuar të lënduarit, ndërsa menjëherë janë aktivizuar edhe helikopterët e MPB-së për transportimin e të lënduarve në klinikat e Shkupit, deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Gjatë ditës së djeshme, ngushëllime familjeve u shprehën edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentari Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra. Ngushëllime shprehën edhe BE-ja, Ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë, si dhe vende të tjera të rajonit, Evropës dhe botës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан