Protestë në Koçan, kërkohet përgjegjësi
- Qytetarët të cilët sot janë mbledhur në Koçan duke kërkuar përgjegjësi për rastin tragjik ku jetën humbën 59 persona, para ndërtesës së komunës kanë hedhur vezë dhe kërkuan që kryetari i komunës të dalë nga zyra.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Qytetarët të cilët sot janë mbledhur në Koçan duke kërkuar përgjegjësi për rastin tragjik ku jetën humbën 59 persona, para ndërtesës së komunës kanë hedhur vezë dhe kërkuan që kryetari i komunës të dalë nga zyra.
Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "vrasës"...
Për momentin protesta është transferuar në park nga edhe filloi.
Në zjarrin në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve zyrtare jetën e humbën 59 persona, ndërsa 150 mbetën të lënduar.
Foto: MIA