Lirohen karburantet dizel dhe mazuti
- Karburantet dizel nga sonte në mesnatë do të jenë më lirë për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.29 për qind krahasuar me llogaritjen e mëparshme.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Karburantet dizel nga sonte në mesnatë do të jenë më lirë për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.29 për qind krahasuar me llogaritjen e mëparshme.
Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 68,5, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 68 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 74,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 76,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 0,916 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,345 denarë.
Nga KRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht për 2,592 për qind tek mazutin për 0,172 për qind, ndërsa tek dizeli ka një rënie prej 1,513 për qindm ndërsa tek Vaji ekstra i lehtë për 1,550 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 2,5506 për qind. mb/
Foto: MIA