• вторник, 18 март 2025

Kuvendi hap Librin e zisë për viktimat e fatkeqësisë në Koçan

Kuvendi hap Librin e zisë për viktimat e fatkeqësisë në Koçan

Shkup, 17 mars 2025 (MIA)- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 mars në orën 10 do të hapë Librin e zisë për viktimat në fatkeqësinë e rëndë në Koçan, njofton Pres shërbimi i Kuvendit.

Libri i zisë është hapur për të gjithë qytetarët për gjashtë ditët e ardhshme, çdo ditë prej orës 10 deri në orën 19.

Në Librin e zisë sot është nënshkruar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Qytetarët që dëshirojnë të nënshkruhen në Librin e zisë mund të hyjnë në Kuvend përmes hyrjes anësore - nga ana e ARM-së.

Foto: Kuvend

 

Остани поврзан