Sholci: Evropa së bashku do t'u përgjigjet tarifave amerikane
- Kancelari gjerman Olaf Sholci sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë një front i bashkuar i Uashingtonit, pasi presidenti amerikan Donald Tramp, nënshkroi urdhra ekzekutivë për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin.

Berlin, 11 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci sot deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë një front i bashkuar i Uashingtonit, pasi presidenti amerikan Donald Tramp, nënshkroi urdhra ekzekutivë për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin.
"Nëse SHBA-ja nuk na lë zgjidhje tjetër, atëherë Bashkimi Evropian do të veprojë së bashku si tregu më i madh në botë", tha Sholci në Parlament.
"Por, shpresoj se ne jemi të kursyer nga rruga e gabuar e tarifave dhe kundërtarifave", shtoi Sholci.
Foto: EPA