Shefi i KB-së i shqetësuar nga ngrirja e ndihmës nga SHBA-ja
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antponio Guteresh sot ka shprehur shqetësim pasi SHBA-ja, donatori më i madh botëror i ndihmës në vende të huaja, me administratën e re të Donald Trampit e ka ngrirë praktikisht tërë ndihmën.
Nju-Jork, 27 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antponio Guteresh sot ka shprehur shqetësim pasi SHBA-ja, donatori më i madh botëror i ndihmës në vende të huaja, me administratën e re të Donald Trampit e ka ngrirë praktikisht tërë ndihmën.
"Guteresh me shqetësim shikon në paralajmërimin për ndërprerje të ndihmës amerikane për vendet e tjera", thuhet në kumtesën e zëdhënësit të tij.
Shefi i KB-së bën thirrje që të shqyrtohen përjashtimet shtesë për të siguruar dërgesa të vazhdueshme të aktiviteteve kritike zhvillimore dhe humanitare. bsh/