Autoritetet turke larguan edhe një prefekt tjetër prokurd, i shtati nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar
- Autoritetet në Turqi shkarkan edhe një prefekt të partisë prokurde DEM në pjesën juglindore të vendit.
Ankara, 29 janar 2025 (MIA) - Autoritetet në Turqi shkarkan edhe një prefekt të partisë prokurde DEM në pjesën juglindore të vendit.
Nga zgjedhjet në mars të vitit të kaluar, disa prefektë prokurdë u shkarkuan nga funksioni.
Ministria turke e Punëve të Brendshme sot kumtoi se prefektja e provincës Siirt, Sofija Alagash, përkohësisht është shkarkuar nga detyra për shkak të akuzave për terrorizëm dhe është zëvendësuar me një funksionar qeveritar.
Alagash kohë më parë ishte dënuar me gjashtë vite e tre muaj burg për anëtarësim në një organizatë terroriste, thuhet në kumtesë.
Ajo ishte zgjedhur kryetare e komunës së Siirt në zgjedhjet lokale në mars me rreth 50 për qind të votave. Partia DEM fitoi 78 vende prefektësh, duke përmirësuar rezultatin e saj në krahasim me zgjedhjet lokale të kaluara në vitin 2019.
Qeveria e Rexhep Taip Erdogan akuzon deputetët e DEM se janë dorë e vazhduar e Partisë Punëtore Kurde (PPK), e cila është listuar si një organizatë terroriste. DEM e hodhi poshtë akuzën. sa/
foto: Arkivi i MIA-s