Evropa kërkon ndërprerje urgjente të krizës humanitare në Gazë
- – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me seli në qytetin francez Strasburg, sot e miratoi propozimin me të cilin bëhet thirrje për ndërprerje urgjente të krizës humanitare që i prek fëmijët dhe gratë palestineze, si dhe pengjet në Rripin e Gazës.
Strasburg, 29 janar 2025 (MIA) – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me seli në qytetin francez Strasburg, sot e miratoi propozimin me të cilin bëhet thirrje për ndërprerje urgjente të krizës humanitare që i prek fëmijët dhe gratë palestineze, si dhe pengjet në Rripin e Gazës.
Propozimi ishte miratuar me 90 vota “për”, 18 “kundër” dhe 14 “të përmbajtur”.
Theksohet se sulmet izraelite ndaj Gazës gjatë vitit të kaluar rezultuan me krizë humanitare “të paimagjinueshme”, me shumë raste të vdekjes, duke përfshirë edhe në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe humanitarë.
Është theksuar edhe nevoja e mbrojtjes së civilëve dhe sigurimi i nevojave themelore, me çka bëri thirrje për hapje të disa rutave për dërgesën e ndihmës humanitare në rajon.
Shtohet se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRVA) duhet të vazhdojë me punën e saj në këtë lëmi dhe bën thirrje për lirimin e të burgosurve.
Delegatja irlandeze Fiona O’Loflin, duke folur gjatë debatit parlamentar, tha se gati çdo ditë nga dhjetë fëmijë humbin ekstremitete dhe se 20.000 fëmijë nga Gaza tani janë jetimë.
Ajo theksoi se më shumë se 96 për qind e grave dhe fëmijëve në Gazë nuk kanë mundësi t’i përmbushin nevojat themelore për ushqim, duke bërë thirrje që ndihmë më e madhe humanitare të arrijë në rajon.
Armëpushimi është në fuqi prej 19 janar. fc/
Fotografia: DPA