Mbi 81.000 sirianë u kthyen në atdheun e tyre nga Turqia pas ndryshimit të regjimit në Siri
- - Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja deklaroi sot se mbi 81.000 sirianë janë kthyer në atdheun e tyre nga Turqia pas rënies së regjimit të Bashar Asad, informoi televizioni turk Si-En-En-Turk.
Ankara, 29 janar 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja deklaroi sot se mbi 81.000 sirianë janë kthyer në atdheun e tyre nga Turqia pas rënies së regjimit të Bashar Asad, informoi televizioni turk Si-En-En-Turk.
“Nga 9 dhjetori e deri më tani në vendin e tyre janë kthyer 81.576 shtetas sirianë. Nga viti 2017, e deri më tani, në Siri janë kthyer 821.529 sirianë”, saktëson Jerlikaja.
Sipas tij, për momentin në Turqi ka 4.121.663 të huaj të cilët qëndrojnë legalisht, prej të cilëve 2.865.430 janë sirianë.
“Në vitin 2024 janë deportuar 142.536 emigrantë të paligjshëm. Janë kryer 7.871 operacione kundër kontrabandës së emigrantëve, ndërsa janë arrestuar mbi pesë mijë persona. Qëllimi ynë kryesor në luftën kundër migracionit të paligjshëm është parandalimi i formimit të një ‘force gravitacionale drejt vendit tonë’. Migrimi është një problem që kërkon përgjegjësi globale. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe bashkëpunimit, veçanërisht me fqinjët tanë”, shtoi Jerlikaja. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s