Në Prishtinë zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, janë konfiskuar mijëra dokumente nga mbi 50 vende
- Mijëra dokumente të ndryshme për identifikim me shenja të mbi 50 vendeve në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë, u konfiskuan në Prishtinë.
Prishtinë, 29 janar 2025 (MIA) - Mijëra dokumente të ndryshme për identifikim me shenja të mbi 50 vendeve në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë, u konfiskuan në Prishtinë.
Dokumentet u gjetën në një laborator të improvizuar për të cilin besohej se ishte përdorur për prodhim të dokumenteve të falsifikuara. Njëkohësisht, një person është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, kumtoi policia kosovare.
Blanko dokumentet e falsifiikuara, siç është cekur, u zbuluan të premten e kalaur kur në Prishtinë u ndal një automjet, me ç'rast ishte arrestuar shoferi F.K.
Më pas është kryer bastisje në një shtëpi në Prishtinë, e cila, sipas policisë së Kosovës, ka shërbyer si "laborator" për përpunim të dokumenteve të flasifikuara - pasaporta, letërnjoftime dhe patent shoferë.
Gjatë bastisjes së kësaj shtëpie janë gjetur dhe konfiskuar makina laseri, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 vende në botë.
Janë gjetur edhe letërnjoftime të zbrazëta dhe pasaporta me identifikim nga Republika e Serbisë, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Meksika, Gjermania...
Shoferit të arrestuar i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Është hapur rast për "falsifikim të dokumenteve" dhe "krimit të organizuar".ab/
Foto: Policia e Kosovës