Senati amerikan e bllokoi propozim ligjin për sanksione ndaj GJPN-së
- Demokratët në Senatin e SHBA-së e kanë bllokuar legjislacionin me të cilën do të sanksionohet Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për dhënien e urdhrave për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant për gjoja kjrime lufte në Gaza.
Uashington, 29 janar 2025 (MIA) - Demokratët në Senatin e SHBA-së e kanë bllokuar legjislacionin me të cilën do të sanksionohet Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për dhënien e urdhrave për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant për gjoja kjrime lufte në Gaza.
Votimi tregoi se ligji ka marrë 54 vota pro dhe 45 kundër, më pak se 60-të votat e nevojshme për miratimin përfundimtar.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara, funksionarët evropianë dhe kryetari aktual dhe i mëparshëm i trupit administrativ të GJPN-së, të gjithë janë prononcuar kundër projekt-ligjit, duke paralajmëruar se ai do të paraqesë precedent të rrezikshëm në një kohë me rëndësi në rritje për rendin juridik ndërkombëtar.
Por, shumë demokratë që kanë votuar kundër masës ende e akuzojnë gjykatën për aksionin e padrejtë kundër izraelit me dhënien e urdhrave kundër Netanjahut dhe Galant. Gjykata njëkohësisht ka lëshuar urdhër për arestimin e komandantit të Hamasit, Mohamed Deif për rolin e tij në sulmin ndaj Izraelit jugor më 7 tetor të vitit 2023.
Duke folur para votimit, Çak Shumer , udhëheqësi demokrat në Senatin e kontrolluar nga republikanët, tha se projektligji i sanksioneve "është ai që unë e mbështes fuqimisht dhe do të doja të bëhej ligj".
Duke folur në Senat në mbështetje të projektligjit, udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Xhon Tune, tha se shënjestrimi i një "aleati të ngushtë amerikan duhet të na shqetësojë të gjithëve". mb/
Foto: MIA