• четврток, 30 јануари 2025

Volodin: Përgatitja e atentatit ndaj Putinit është rrugë drejt luftës bërthamore

Volodin: Përgatitja e atentatit ndaj Putinit është rrugë drejt luftës bërthamore

Moskë, 29 janar 2025 (MIA) - Përgatitja e vrasjes së presidentit rus Vladimir Putin dhe vetë shqyrtimi i tentativave të këtilla konsiderohen si kërcënim serioz për sigurinë globale, deklaroi sot kryetari i Dumës shtetërore ruse, Vjaçesllav Volodin, në kanalin e tij Telegram.

Volodin theksoi se çdo diskutim për vrasjen e liderit rus "është krim që mund të sjellë deri në fillim të luftës bërthamore", transmetuan mediat ruse.

"Përgatitja e atentatit ndaj Putinit, edhe pse edhe vetë diskutimi për atë, është kërcënim serioz që mund të shkaktojë fillim të luftës bërthamore", tha Volodin dhe shtoi se të gjithë duhet të jenë koshientë për seriozitetin e luftës që Rusia e zhvillon aktualisht.

Sipas tij, nevojitet që të kuptohen përmasat e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet Rusia, e kjo nënkupton përgjegjësi.

Volodin theksoi se Putini po punon për të forcuar vendin, për të arritur paqen dhe për të zgjidhur çështjet e sigurisë globale, duke etiketuar presidentin rus si pasurinë kryesore të vendit.

Ai bëri thirrje për një hetim të plotë mbi pretendimet e gazetarit kontrovers amerikan Taker Karlson, i cili dje pretendoi se administrata e ish-presidentit amerikan Xho Bajden u përpoq të vriste Putinin.

Karlson pretendoi se në dy muajt e fundit të mandatit të tij, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken bëri gjithçka që ishte e mundur për të përshpejtuar luftën midis SHBA-së dhe Rusisë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан