• среда, 12 февруари 2025

Shefçoviç: Ndaj doganave amerikane do të reagojmë në mënyrë proporcionale me kundër-masa

Shefçoviç: Ndaj doganave amerikane do të reagojmë në mënyrë proporcionale me kundër-masa

Strasburg, 11 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni evropian nuk sheh arsyetim për vendosje të doganave për eksportin e vet në SHBA, porositi eurokomisari për tregti dhe siguri ekonomike, Marosh Shefçoviç lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për të vendosur dogana prej 25 për qind në importin e çelikut dhe aluminit në SHBA.

"(Doganat) janë ekonomikisht kundërproduktive. Ai është skenar "lluz-lluz". E vlerësojmë vëllimin e masave dhe do të reagojmë në mënyrë të fuqishme, proporcionale me kundërmasa", porositi Shefçoviç, i cili sot në Strasburg mori pjesë në debatin në Parlamentin evropian të titulluar "Gatishmëria për epokën e re tregtare: Bashkëpunim multilateral apo dogana".

Shefçoviç në fjalim porositi se Evropa sot po përballet me botë gjithnjë e më komplekse, të shlnaur me rivalitet dhe paparashikueshmëri, që ndikon ndaj marrëdhënieve të veta tregtare në mbarë botën.

"Për fat të keq, doganat u kthyen gjatë natës. Presidenti i SHBA-së nënshkroi vendim për vendosje të doganave prej 25 për qind ndaj tërë importit të çelikut dhe aluminit në SHBA prej 12 marsit. Ai, gjithashtu, paralajmëroi dogana reciproke për prodhime të tjera. Ndjejmë keqardhje të thellë për këto vendime dhe paralajmërime. BE-ja nuk sheh arsyetim për vendosje të doganave për eksportin tonë, që është ekonomikisht kundërproduktive, posaçërisht duke apsur parasysh zinxhirët prodhues thellësisht të integruar, të vendosur përmes lidhjeve tona ekstenzive transatlantike tregtare dhe investuese", theksoi Shefçoviç.

Ai potencoi se doganat janë tatime, të cilat janë të këqija për biznesin dhe akoma mët ë këqija për konsumatorët, ndërsa me vendosjen e tarifave SHBA-ja do t'i tatimojë qytetarët e vet, do t'i rrisë shpenzimet për biznesin e vet dhe do ta nxitë inflacionin.

Ai porositi se BE-ja mbetet e përkushtuar në dialogun kosntruktiv dhe është e gatshme për engociata për gjetje të zgjidhjeve të ndërsjellta të dobishme, atje ku është e mundur.

Sipas tij, tregtia është motori dhe thelbi i multilateralizmit, kështu që për BE-në është posaçërisht me rëndësi krijimi i strukturave të reja për bashkëpunim multilateral.

Foto: X

Остани поврзан