• петок, 05 декември 2025

SHBA refuzon të merrë pjesë në revizionin e të Drejtave të Njeriut në OKB

SHBA refuzon të merrë pjesë në revizionin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Gjenevë, 7 nëntor 2025 (MIA) - SHBA-ja mbetet vendi i dytë pas Izraelit që refuzon të marrë pjesë në revizionin e Kombeve të Bashkuara për të dhënat e saj për të drejtat e njeriut, duke i lënë vendet e tyre të zbrazëta në seancën e planifikuar të grupit punues të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së që u mbajt sot në Gjenevë.

SHBA-ja, gjithashtu, nuk arriti të dorëzojë një raport kombëtar para takimit, kumtoi grupi punues, duke vënë në dukje formalisht "mungesën e bashkëpunimit" nga ana e Uashingtonit, transmetoi DPA.

Vendimi nuk ka pasoja të drejtpërdrejta, ndërsa grupi ftoi SHBA-në të bashkohet në proces të mëvonshëm.

Në kumtesë, misioni amerikan në Gjenevë deklaroi se OKB-ja "në mënyrë të rreme paraqesin se kujdesen për të drejtat e njeriut", ndërsa i lejon shkelësit e njohur të përdorin organizatën për t'u "mbrojtur nga mbykëqyrja".

Në të njëjtën kumtesë të KB-së akuzojnë dhe për "paragjykim të vazhdueshëm kundër Izraelit".

Që nga viti 2008, të gjithë 193 shtetet anëtare të OKB-së janë detyruar t'i nënshtrohen një të ashtuquajturi Revizioni periodik gjithëpërfshirës (RPU) të të drejtave të tyre të njeriut afërsisht çdo pesë vjet. Vendet paraqesin raporte për progresin e tyre, ndërsa anëtarët e tjerë mund të bëjnë pyetje dhe të japin rekomandime

Izraeli më herët ishte i vetmi vend që anashkaloi revizionin e vitit 2013, para se të rinovonte bashkëpunimin disa muaj më vonë.

SHBA-ja u tërhoq nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut menjëherë pasi kthimit të presidenti Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, tërheqja nuk i liron shtetet anëtare të OKB-së nga detyrimi i tyre për të marrë pjesë në procesin e UPR-së.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se qeveritë autoritare tani mund të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të refuzojnë të marrin pjesë në revizionet e ardhshme. rq/

Foto: DPA

Остани поврзан