• петок, 05 декември 2025

SHBA prej sot do t'i ulin fluturimet e brendshme për katër për qind për shkak të mbylljes së Qeverisë

SHBA prej sot do t'i ulin fluturimet e brendshme për katër për qind për shkak të mbylljes së Qeverisë

 Uashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) u ka urdhëruar linjave ajrore të ulin fluturimet e brendshme me katër për qind duke filluar nga sot në 40 aeroporte kryesore amerikane.

 Kufizimet hyjnë në fuqi në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lindore. FAA përmendi shqetësim në lidhje me sigurinë ajrore për shkak të mbylljes së Qeverisë.

 Në urdhrin e saj përfundimtar, FAA bëri të ditur se do të kërkojë një ulje prej katër për qind për 40 aeroporte kryesore amerikane deri të hënën përpara se të zbatojë një ulje prej dhjetë për qind duke filluar nga 14 nëntori.

 FAA,  gjithashtu, vendos kufizime për lëshimet në hapësirë, por jo për fluturimet ndërkombëtare.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан