Seanca të Komisionit Parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisionit juridiko-ligjvënës
- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësir dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësir dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës
E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rugor Kërçovë-Ohër, në lexim të dytë.
Komisioni juridiko-ligjvënës duhet të mbajë seancën e 68 dhe 69-të, në të cilën deputetët do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rugor Kërçovë-Ohër, në lexim të dytë, për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional vullnetar me financim kapital - në lexim të parë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s