Rruga eurointegruese e Maqedonisë më 2024: Shkupi është për dialog pa ultimatume, BE-ja kërkon përmbushjen e detyrimeve
- Vendi mbeti në angazhimet për anëtarësim në BE edhe gjatë vitit 2024, por përparimi i saj në rrugën eurointegruese është kushtëzuar me përmbushjen e kushteve të përcaktuara me Kornizës e bisedimeve, para së gjithash të lidhura me ndryshimet e Kushtetutës. Përballë kësaj, autoritetet e vendit porosisin se “qytetarët maqedonas dhe Maqedonia si shtet e meritojnë vendin e tyre me 27 vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, meqë i ndajmë të gjitha vlerat, luftojmë për vlerat e njëjta dhe besojmë në ato vlera, e kjo është të jemi të bashkuar në diversitetet”.
Bruksel, 9 janar 2025 (MIA) – Vendi mbeti në angazhimet për anëtarësim në BE edhe gjatë vitit 2024, por përparimi i saj në rrugën eurointegruese është kushtëzuar me përmbushjen e kushteve të përcaktuara me Kornizës e bisedimeve, para së gjithash të lidhura me ndryshimet e Kushtetutës. Përballë kësaj, autoritetet e vendit porosisin se “qytetarët maqedonas dhe Maqedonia si shtet e meritojnë vendin e tyre me 27 vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, meqë i ndajmë të gjitha vlerat, luftojmë për vlerat e njëjta dhe besojmë në ato vlera, e kjo është të jemi të bashkuar në diversitetet”.
Megjithatë, në konkluzionet e BE-së për zgjerimin, të miratuara nga mesi i muajit të kaluar, Bashkimi e përshëndeti “përcaktimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila integrimin në Bashkimin Evropian e shpalli qëllim të saj strategjik“, por përkujtoi edhe se vendi ende nuk i ka zbatuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.
“Duke përsëritur thirrjen drejtuar Maqedonisë së Veriut për të përshpejtuar zbatimin e këtyre ndryshimeve, Këshilli (i BE-së) e konfirmon gatishmëri e tij për të thirrur edhe një konferencë ndërqeveritare, pa prolongime plotësuese ose vendime plotësuese politike, pasi që Maqedonia e Veriut të zbatojë detyrimin e saj, në përputhje me procedurat e saj të brendshme. Më pas, Këshillit është i gatshëm të hapë klasterin e parë të bisedimeve sa është e mundshme më shpejtë, në përputhje me Kornizën e bisedimeve, bëhet e ditur në pjesën e konkluzioneve kushtuar vendit.
Krahas theksimit të nevojës për ndërmarrjen e “hapave të përhershëm dhe vendimtarë në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i reformave të ndërlidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e vlerave themelore dhe sundimit të së drejtës, ku është arritur vetëm përparim i kufizuar“, në konkluzionet përkujtohet në rëndësinë e “arritjes së rezultateve të dukshme nga implementimi me vullent të mirë të marrëveshjeve bilaterale, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë, në përputhje me Kornizën e bisedimeve“.
Edhe në Deklaratën përfundimtare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur më 18 dhjetor, bëhet e ditur se “pajtimi, gjithëpërfshirja e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbi i Bashkimit Evropian, kështu që është me rëndësi substanciale zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me vullnet të mirë dhe me rezultatet evidente, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë”, pa emërtuar apo përmendur për me këtë rast vendin drejpërdrejt në tekstin.
Në dokumentin theksohet edhe se është interes i përbashkët i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor përshpejtimi i procesit të aderimit, “të bazuar në reformat kredibile nga partnerët, të kushtëzimit të drejtë dhe rigoroz dhe të parimit të meritave individuale”.
Pikërisht në respektimin e arritjeve individuale në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, insiston edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Para shkuarjes në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Hristina Mickoski porositi se Bashkimi Evropian duhet “të kthehet në binarët e vjetër”, të cilët mbështeten në merit sistemin, respektivisht arritjes, e jo në kontestet bilaterale”, duke shtuar se bllokadë mund të ketë nëse vendi nuk është i mirë në performanca të caktuara, të cilat rezultojnë nga kriteret.
“Unë nuk them se nëse ne nuk jemi të mirë në sundimin e së drejtës, arsimit, peshkatarisë ose diçka tjetër, se nuk duhet të ngadalësohemi ose të frenohemi. Por, nëse duhet të zgjidhim çështje nga shekulli 11 dhe 12 dhe ato na paraqesin pengesë, atëherë nuk do të jemi asnjëherë pjesë e BE-së. Atëherë do të kemi dy opsione. Ose të vetëshkatërrohemi, gjë që është marrëzi ose të luftojmë dhe më vështirë do të jemi pjesë e BE-së derisa ekzistojnë këto konteste”, porositi Mickoski.
Ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar
Në tentim për të zhbllokuar rrugën evropiane të vendit dhe atjo t’i fillojë bisedimet sipas klasterit të parë “Vlera themelore”, Qeveria e re propozoi zgjidhje për ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar, që jozyrtarisht e mori emërtimin “propozim plus francez”.
Propozimi parashikon që tani të miratohen ndryshimet kushtetuese, me të cilat në Kushtetutë si një nga popoujt që jetojnë në vend do të futeshin edhe Bullgarët, por ato të hyjnë në fuqi pasi që Bullgaria do të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësim të shtetit në Bashkimin Evropian pas përfundimit të gjithë procesit të bisedimeve aderuese.
Përfaqësuesit e BE-së me kërkesë për qëndrim ndaj këtij propozimi, në vazhdimësi përgjigjesjin se “vazhdimi i procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese”, duke bërë të ditur në konkluzionet nga Samiti i BE-së nga dhjetori i vitit 2023, në të cilat mbivotohet se “Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së bisedimeve aderuese e Maqedoninë e Veriut, menjëherë pasi ajo të zbatojë angazhimin e saj për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me procedurat e saj të brendshme, siç është përmendur në konkluzionet e Këshillit nga 18 korrikut i vitit 2022“.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, Komisioni me padurim pret fillimin e bisedimeve ndaj Klasterit “Vlerat themelore” me Maqedonisë së Veriut sa është e mundshme më shpejtë, pasi që Maqedonia e Veriut do të përmbushë kriteret relevante që janë dakorduar me Këshillin, deklaroi vitin e kaluar në shtator zëdhënësja e atëhershme e Komisionit Evropian për zgjerim, politikë të fqinjësisë dhe partneritet ndërkombëtar Ana Pisonero.
Në pyetjen e drejtpërdrejt të MIA-s për qëndrimin e BE-së për propozimin për ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, porositi se “duhet të punojmë në përmbushjen e plotë të detyrimeve të Maqedonisë së Veriut”, që janë parakusht që ajo të hapë formalisht bisedimet aderuese dhe sa më shpejtë që të zbatohen reformat dhe përmbushen të gjitha kriteret, aq më shpejtë do të përfundojmë procesin e zgjerimit dhe secili nga partnerët nga Ballkani Perëndimor do të hyjë në Bashkimin Evropian.
“Gjithsesi, është e domosdoshme të respektohet ajo që Maqedonia e Veriut e ka realizuar dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të arrihet forcim i besimit mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve të saj. Duhet të punojmë për të siguruar se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur tërësisht detyrimet e saj, të cilat janë parakusht që formalisht të hapë bisedimet. Kam respekt të madh ndaj përpjekjeve që Maqedonia e Veriut i bëri në të kaluarën për tejkalimin e pengesave, veçanërisht me Greqinë. Ky është një vend që madje e ndryshoi emrin e vet për të tejkaluar këto pengesa”, theksoi Koshta.
Edhe eurokomesarja e re e Zgjerimit, Marta Kos, gjatë prezantimit para eurodeputetëve gjatë marrjes në pyetje para se të zgjidhet, theksoi se pret që vendi të ndryshojë Kushtetutën siç ka premtuar, në mënyrë që të mund të vazhdojë rrugën e vet evropiane.
Në përgjigje të pyetjes së deputetit, ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian Orhan Murtezani porositi se Qeveria punon seriozisht për të tejkaluar problemin e integrimit tonë evropian, duke shtuar se “do të ketë ndryshime kushtetuese kur të jemi të sigurt se nuk do të kemi një veto potenciale nga Bullgaria dhe kur do të gjejmë zgjidhje që do të garantojë përfundimin e këtij procesi.”
Shkupi pranon dialog pa ultimatume, por jo edhe për çështje të identitetit
Kryeministri Hristijan Mickoski nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel se porositi se Qeveria mbetet e përqendruar në reforma dhe është e gatshme të diskutonte gjithçka që është parimore për vendin dhe qytetarët e saj, por se nuk pranon ultimatume.
"Ne kemi riafirmuar qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi gati të flasim dhe jemi gati të flasim aq sa është e nevojshme për të gjetur mënyrë për të hapur klasterin e parë, për të kaluar shpejt nëpër atë proces negociatash dhe për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian", deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se në të gjitha takimet ka paraqitur argumentet tona për rrugën e integrimit evropian të vendit, por nuk ka marrë kundër-argumente nga bashkëbiseduesit e tij.
“Po flas për plan, i cili nuk është vetëm një plan për hapin e parë. Jam gati të diskutoj një plan që do të na çojë deri në fund, sepse ne si vend nuk jemi si të gjithë kandidatët, duhet ta pranoni këtë. Sepse ne kemi qenë pjesë e këtij procesi për më shumë se dy dekada e gjysmë. Ne kemi qenë kandidatë për gati dy dekada dhe askush nuk ka pasur marrëveshje dypalëshe në kornizën e saj negociuese”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se asnjë vend deri më tani nuk ka ndryshuar flamurin, kartëmonedhat dhe emrin, siç ka bërë vendi ynë, gjë që, sipas tij, krijon zhgënjim në mesin e qytetarëve.
Ai gjithashtu bëri të ditur se mund të gjendet një zgjidhje nëse ka vullnet politik, sepse bëhet fjalë për vullnet dhe guxim politik. “Mbetemi të përqendruar në propozimin e zgjidhjeve dhe nëse ka vërtet dëshirë, atëherë ka edhe mënyrë", tha Mickoski.
Pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri porositi se secili që do të hapë tema për çështjet e identitetit nuk ia do të mirën fqinjit, e aq më pak i respekton vlerat evropiane.
“Nëse bisedimet dhe negociatat dypalëshe i referohen çështjeve të identitetit, atëherë këtu ky proces assesi nuk mund të përfundojë me sukses, meqë lidhet me emocionin, e jo me racionalen. Çdo proces që lidhet me emocionin nuk mund të jetë proces që do të bazohet në përparimin, cilësinë dhe dhënien e rezultateve", tha Mickoski.
Ai gjithashtu porositi se duhet të diskutohet bashkëpunimi dypalësh, nga i cili do të kemi rezultate reale të prekshme që do të bazohen në përparim progresiv.
Sipas Mickoskit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë përcaktojnë detyrime jo vetëm për ne, por edhe për vendet e tjera, veçanërisht në drejtim të mbështetjes së tyre të pakushtëzuar për rrugën tonë të eurointegrimit.
“Le t'i lëmë mënjanë çështjet emotive dypalëshe dhe t'i lexojmë saktë marrëveshjet. Të dyja marrëveshjet thonë se vendet anëtare që janë pala e dytë, në njërën Greqia, në tjetrën Bullgarinë, duhet të na mbështesin pa kushte”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Edhe ministri Murtezani porositi se Qeveria është e gatshme për dialog thelbësor me Bullgarinë, që duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke mbrojtur interesat e të dy vendeve.
Ndaj propozimeve të tilla për dialog, kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev porositi se është mirë "të fillohet të bisedohet për marrëdhëniet evropiane me një ton të mirë evropian, siç duhet të përdoret midis një vendi anëtar dhe një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian" dhe bëri thirrje që të ulet "mprehtësia e deklaratave", kryesisht nga pala maqedonase, sepse "gjuha e urrejtjes nuk duhet të vazhdojë".
Sipas Gllavçevit, Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor mbi parimin e respektimit të kushteve për aderim në Bashkimin. “Konkretisht, kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, kemi të ashtuquajturin kompromisin e vitit 2022, të bërë nga ne. Tashmë është një (kusht) evropian, i nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Bullgarinë si vend anëtar, plus Maqedoninë e Veriut, dhe nuk ka asgjë për të negocuar. Pozicioni ynë është i pandryshuar”, tha Gllavçevi.
Vendi mbetet i përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe reformave
Qeveria e re që nga marrja e detyrës porositi se është e përkushtuar ndaj vazhdimit të rrugës drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian.
"Do të vazhdojmë të punojmë me afirmim dhe pozitivitet dhe do të vazhdojmë të japim rezultate, sepse ky është mesazhi kryesor nga BE se pritet nga ne të japim rezultate në fushën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe të gjitha atyre politikave ku kemi mangësi serioze në vend", tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.
Pikërisht zbatimi i reformave dhe arritjet, sipas kryeministrit Mickoski, duhet të jenë baza e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, e jo çështje dypalëshe, sepse "ne nuk mund të pranojmë më ultimatume dhe për ne parimi që ata janë atje, ju jeni jashtë nuk është i pranueshëm."
Partitë opozitare, të cilat deri në ndryshimin e pushtetit pas zgjedhjeve të majit përbënin koalicionin qeveritar, gjithashtu deklaruan se mbetën të përkushtuar për perspektivat e anëtarësimit të vendit në BE dhe për zhbllokimin dhe përshpejtimin e procesit të aderimit.
LSDM thekson se qëllimi strategjik i partisë është e ardhmja evropiane e vendit dhe "anëtarësimi i plotë në BE në vitin 2030", duke bërë thirrje për konsensus politik dhe bashkim rreth perspektivës evropiane të shtetit. Sipas LSDM-së, vendi tani ka një mundësi historike që e ka pritur për një kohë të gjatë dhe nuk guxon ta lëshojë.
"Negociatat me BE janë mundësi për të transformuar dhe reformuar vendin tonë nga themeli, për t'u siguruar qytetarëve tanë kushtet evropiane të jetesës dhe punës këtu në vend”, porositi LSDM-ja, duke bërë thirrje që integrimi evropian "nga prioritet i politikës së jashtme të bëhet politikë e brendshme në të gjitha fushat".
Në fjalën e tij në seancën e Këshillit Kombëtar Parlamentar për Integrim Evropian, kryetar i të cilit është, lideri i LSDM-së Venko Filipçe njoftoi se agjenda evropiane do të jetë prioritet i kryesimit të këtij organi, i cili, sipas tij, është vendi i duhur për konsultim dhe komunikim të rregullt në zbatimin e proceseve të integrimit evropian.
Ai gjithashtu njoftoi se LSDM do të japë të gjithë mbështetjen e saj për koalicionin qeveritar në zbatimin e reformave në mënyrë që vendi të vazhdojë në rrugën evropiane dhe të fillojë negociatat për klasterët. "Që kjo të ndodhë, nevojitet një vendim i faktorëve politikë për të bërë ndryshimet kushtetuese, sepse unë mendoj se çdo gjë tjetër është një humbje kohe e panevojshme", porositi Filipçe në seancën e dhjetorit të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime.
BDI-ja gjithashtu riafirmon, siç shprehet, përkushtimin e saj të palëkundur për integrimin evropian të vendit, duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë të veprojnë me përgjegjësi, pjekuri dhe vendosmëri në interes të qytetarëve dhe shtetit.
“Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në kuadër të Bashkimit Evropian. Ne duhet të sigurohemi që veprimet tona të pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe sakrificat e bëra me dekada për të siguruar të ardhme demokratike dhe të begatë”, konsideron BDI-ja.
Nga kjo parti u bëjnë thirrje "të gjitha palëve të vendosin interesat e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj në radhë të parë dhe të veprojnë në përputhje me aspiratat evropiane që na bashkojnë të gjithëve".
Përkushtimi politik i vendit ndaj qëllimit strategjik të integrimit në BE u vu re edhe në "Paketën e zgjerimit" të Komisionit Evropian për vitin 2024, e cila përfshin gjithashtu raporte mbi përparimin e kandidatëve për anëtarësim në rrugën evropiane.
Në Raportin është përshëndetur edhe "ambicia" e vendit për të vazhduar në procesin e bisedimeve të aderimit, për çka "duhet të zbatojë reforma thelbësore në lidhje me anëtarësimin në Bashkim, të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e tjera të përfshira me procesin e zgjerimit, si dhe të vazhdojë angazhimin e tij në nismat rajonale".
"Institucionet përgjegjëse për procesin e integrimit janë vendosur. Qeveria e re formoi Ministrinë e Çështjeve Evropiane, e cila zëvendësoi Sekretariatin për Çështje Evropiane. Pas përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut, Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të forcojë strukturat e saj negociuese me BE-në dhe të arrijë koordinim të shëndoshë midis ministrive dhe institucioneve të resorit, duke zhvilluar njëherësh ekspertizën në lidhje me të drejtën e BE-së në administratën publike. Nevojiten hapa të përhershëm dhe vendimtarë për të përshpejtuar implementimin e reformave në BE-së dhe për të ecur përpara në procesin e bisedimeve për aderim në BE. Bashkëpunimi ndërpartiak mbetet me rëndësi vitale në këtë aspekt", theksohet në Raportin.
Në Dokumentin theksohet edhe se vendi mbetet plotësisht I harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës, duke dërguar sinjal të qartë në lidhje me zgjedhjen e tij strategjike për t'u bashkuar me BE-në dhe duke dëshmuar edhe një herë se është partner i besueshëm.
Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Agjenda reformuese
Në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili në vitin 2023 u promovua nga Komisioni Evropian si instrument për integrim më të madh ekonomik të vendeve të rajonit në Tregun e vetëm të BE-së, forcimin e lidhjes ekonomike rajonale, përshpejtimin e reformave strukturore dhe dhënien e ndihmës më të madhe financiare, vendi ka përpiluar Agjendë reformuese që përshkruan reformat që ai zotohet t’i zbatojë, nga çka do të varet pagesa e mjeteve për mbështetje financiare.
Shuma e përgjithshme e mjeteve për mbështetje të parashikuara me Planin për vitin 2027 arrin në gjashtë miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat dy miliardë euro në formën e granteve të pakthyeshme dhe katër miliardë euro në formën e kredive në kushte të favorshme, të cilat parashikohen të kontribuojnë në dyfishimin e rritjes ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.
Nga fondet e përgjithshme, tre miliardë euro do të jenë në dispozicion si kredi të drejtpërdrejta për buxhetet kombëtare dhe tre miliardë të mbetura për mbështetje të dedikuar të projekteve investuese përmes Kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor (VBIF). Nga këto gjashtë miliardë euro, Maqedonia duhet të marrë 750 milionë euro, duke përfshirë këstin e parë në formën e para-financimit në shumën prej 52,5 milionë euro.
Pagesat e këtyre mjeteve, që do të bëhen dy herë në vit, do të varen nga përmbushja e reformave socio-ekonomike të përcaktuara në Agjendën reformuese, të cilat pritet të përshpejtojnë harmonizimin e vendit me ligjet, vlerat dhe standardet e BE-së, që të forcojnë institucionet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të rrisin integrimin e tij ekonomik me Bashkimin.
Agjenda reformuese maqedonase mori vlerësime të larta nga Komisioni Evropian dhe u miratua në gjysmën e dytë të tetorit, së bashku me agjendat e të gjitha vendeve të tjera në rajon përveç Bosnjës e Hercegovinës.
Sipas Ministrisë së Çështjeve Evropiane, miratimi i Agjendës reformuese është hap i rëndësishëm që do të mbështesë ndjeshëm angazhimin strategjik të vendit për integrimin evropian, duke "intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional midis Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, me qëllim të arritjes s prioriteteve të përbashkëta strategjike dhe qëllimeve afatgjata për integrim të plotë në strukturat evropiane."
Sipas presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Agjenda reformuese e Maqedonisë së Veriut është "më së miri e vlerësuar nga Komisioni", që është investim i mirë për t'u afruar me kriteret evropiane, e si rrjedhojë edhe hyrje në BE.
Ajo porosity se nevojitet bashkëpunim më i madh midis të gjitha institucioneve të përfshira në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë sektorin joqeveritar, opinionin e ekspertëve dhe përfaqësuesit e BE-së.
“Mendoj se ia vlen me qenë optimist. E dini sa herë e kam kritikuar Bashkimin Evropian se pas Selanikut nuk ka strategji të mirëfilltë për Ballkanin Perëndimor, që është vonuar, që nuk ka marrë përgjegjësi. Ky është një hap përpara, mendoj. Respektivisht, kemi agjendë. Agjenda, respektivisht zbatimi i saj, thonë se nuk është e pamundur. Ne kuptohemi, ata na mbështesin, theksoi Siljanovska Davkova, duke shprehur besimin se do të mund ta bëjmë realitet Planin e rritjes dhe Agjendën reformuese, gjë që do të ketë ndikim veçanërisht pozitiv në besimin e qytetarëve.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë t’i besojnë BE-së
Përkundër ngecjes në procesin e integrimit evropian dhe vlerësimeve të qëndrimit të padrejtë të BE-së ndaj vendit, shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i besojnë Bashkimit Evropian.
Rezultatet e hulumtimit të vjeshtës të Eurobarometrit për vitin 2024 tregojnë se 56 për qind e banorëve të vendit shprehin besim në Bashkimin.
Rezultatet e tilla tregojnë rritje të besimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në BE-në në krahasim me vitin 2023, kur 48 për qind e të anketuarve thanë se kishin besim në bllokub, gjë që nga ana tjetër, ishte një rritje prej një pikë procentuale në krahasim me anketën e vitit 2022.
Sashko Panajotov
foto: arkivi i MIA-s