Pistorius nga Ramshtajni: Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Grupi i kontaktit për Ukrainën do të sjellim vendime të reja
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se tubimi i rregullt i aleatëve në bazën ushtarake amerikane Ramshtajn, për shkak të diskutimit për përshpejtim dhe sinkronizim të dërgesave të armëve për Ukrainën, më së miri do të vazhdohet nën kryesimin e SHBA-së, por se Grupi do të sjellë vendime të reja nëse SHBA-ja tërhiqet nga formati.
Berlin, 9 janar 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se tubimi i rregullt i aleatëve në bazën ushtarake amerikane Ramshtajn, për shkak të diskutimit për përshpejtim dhe sinkronizim të dërgesave të armëve për Ukrainën, më së miri do të vazhdohet nën kryesimin e SHBA-së, por se Grupi do të sjellë vendime të reja nëse SHBA-ja tërhiqet nga formati.
"Nëse ata në SHBA tani vendosin të mos e zgjerojnl këtë format, atëherë ne do të duhet vetë të sjellim vendime", tha Pistorius gjatë tkaimit të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, transmetuan mediumet britanike.
Pistorius shtoi se është shumë herët të spekulohet se çka mund të ndodhë pasi që presidenti i ri amerikan, Donald Tramp do ta marrë funksionin më 20 janar.
Formimi i Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, i cili përbëhet prej rreth 50 aleatëve të cilët zakonisht takohen në çdo disa muaj në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani, ishte inicuar në vitin 2022 nga ana e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Llojd Ostin.
Baza ajrore Ramshtajn ndodhet në Gjermaninë perëndimore dhe është seli e Komandës së forcave ajrore amerikane në Evropë. ab/
foto: ЕPА