• недела, 11 јануари 2026

Rritje edhe e eksportit, edhe e importit në periudhën janar - nëntor 2025

Rritje edhe e eksportit, edhe e importit në periudhën janar - nëntor 2025

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - nëntor 2025, është 7.395.600 euro dhe shënon rritje për 2,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, megjithatë, është 10.509.900 euro, që është për 3,8 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2024, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve, sipas Klasifikimit standard tregtar ndërkombëtar, tregon se në eksportin pjesëmarrje më të madhe ka te: katalizatorët e bartësve me metale fisnike ose komponimet e tyre, instalimet e transmetuesve për djegie e ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorët tjerë të bartësve.

Në importin më së shumti janë përfaqësuar: vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bitumenoze (përveç derivateve), metale tjera nga gripi i platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit, platina dhe lidhjet e platinës, të papërunuara ose në pluhur dhe automjete tjera motoristike për transport të personave.

Në periudhën janar - nëntor 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, më së shumti u tregtua me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat marrin pjesë me 47,7 për qind nga vëllimi i përgjithshëm i këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 59,3 për qind nga këmbimi i përgjithshëm. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан