• четврток, 08 јануари 2026

Ka filluar testimi i sistemit të faturave elektronike, mbledhje më efikase e taksave dhe luftë kundër ekonomisë gri

Ka filluar testimi i sistemit të faturave elektronike, mbledhje më efikase e taksave dhe luftë kundër ekonomisë gri

Shkup, 5 janar 2026 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka filluar zbatimin pilot të sistemit të faturave elektronike, një reformë digjitale në sferën e financave publike dhe administrimit tatimor që duhet të mundësojë harmonizim më të mirë të taksave, pagesë më efikase të taksave, si dhe luftë më të fortë kundër ekonomisë informale.

Drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova sot në konferencën për shtyp në Qeveri tha se gjatë fazës pilot do të testohet nënfaqja API për dërgimin e faturave elektronike - një urë teknike që do të lidhë softuerin biznesor me platformën e faturimit elektronik dhe do t'u lejojë atyre të komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të standardizuar, që do të thotë se faturat elektronike do të dërgohen dhe pranohen me automatizëm.

Tashmë është publikuar i gjithë dokumentacioni teknik për nënfaqen API, në mënyrë që subjektet biznesore të mund të fillojnë të përshtatin zgjidhjet softuerike dhe integrimin teknik. Kjo u ka mundësuar të gjitha palëve të interesuara - subjekteve biznesore dhe kompanive softuerike - të fillojnë gjithashtu testimin e shkëmbimit real të të dhënave me sistemin e faturave elektronike në një mjedis testimi të kontrolluar që është një hap thelbësor para zbatimit të sistemit.

Директорката на Управата за јавни приходи Елена Петрова вели дека на граѓаните кои платиле данок на доход во странство, а на кои сега им е дојдено даночно решение и од УЈП, имаат се уште врем

Përveç thirrjes publike, DAP nëpërmjet ekipeve të saj mbështetëse gradualisht do të kontaktojë dhe do t'u ofrojë ndihmë të menjëhershme të gjitha kompanive që pritet të përfshihen në këtë fazë.

"Hapi tjetër është kyçja në sistem dhe përcaktimi i qasjes së personave që do të punojnë me faturat elektronike. Pastaj, regjistrohet një certifikatë digjitale e cila mundëson dërgimin dhe marrjen e sigurt dhe të vlefshme të faturave elektronike. Pasi të përfundojë kjo, kompanitë fillojnë testimin - dërgojnë dhe marrin fatura elektronike testuese përmes softuerit të tyre dhe platformës së faturave elektronike. Në fund, përmes vetë platformës, kompanitë mund të kenë një pasqyrë të plotë të të gjitha faturave të dërguara dhe të pranuara", ka thënë drejtoresha e DAP, duke theksuar se në fazën e testimit përdoren të dhëna reale nga regjistrat e DAP-it, por se faturat testuese nuk kanë rëndësi ligjore ose tatimore", ka thënë Petrova.

Ajo paralajmëroi se deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti, do të publikohet një aplikacion për klientë dhe një ueb portal për kompanitë që nuk kanë sistemet e tyre, ndërsa deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti do të lëshohet një server dhe do të vijojë një kalim gradual drejt zbatimit të plotë.

"Sistemi mundëson monitorim më të shpejtë të prodhimit, përcaktim në kohë të detyrimeve të sakta tatimore dhe procedura më të shkurtra administrative. Për shtetin, kjo do të thotë parashikueshmëri më e mirë e të hyrave buxhetore dhe planifikim fiskal me cilësi më të lartë", shpjegon Petrova.

Sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska, bëhet fjalë për një reformë të rëndësishme që sjell më shumë transparencë, drejtësi dhe stabilitet në ekonominë e vendit dhe është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë gri.

Sistemi i ri elektronik, theksoi ministrja, do të zëvendësojë proceset tradicionale të lidhura me përdorimin e gjerë të dokumenteve në letër dhe atyre fizike.

"Me këtë e zvogëlojmë ngarkesën administrative dhe thjeshtësojmë punën e kompanive. Digjitalizimi dhe lirimi nga detyrimet e shumta administrative do t'u mundësojë kompanive të drejtojnë resurset e tyre në aspekte kyçe të zhvillimit dhe rritjes së tyre. Me faturën elektronike, ne e bëjmë ekonominë më të drejtë, më transparente dhe më të hapur për investime dhe e ngremë konkurrencën në një nivel më të lartë. Në këtë mënyrë, ne sigurojmë kushte të drejta pune dhe bazë për rritje të qëndrueshme ekonomike e cila kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Nga ana tjetër, për shtetin, fatura elektronike do të mundësojë mbledhjen më efikase të taksave, bazuar në të dhëna të sakta dhe reale, si dhe një luftë më të fortë dhe më të saktë kundër ekonomisë gri", ka thënë Dimitrieska Koçoska.

Foto: printskrin

 

Остани поврзан