• петок, 22 ноември 2024

Ronaldo dëshiron të bëhet njeriu i parë i futbollit brazilian dhe të sjellë Guardiolën për trajner

Ronaldo dëshiron të bëhet njeriu i parë i futbollit brazilian dhe të sjellë Guardiolën për trajner

Rio de Zhanerio, 18 nëntor 2024 (MIA) - Futbollisti i njohur brazilian, Ronaldo dëshiron të bëhet njeriu i parë i këtij vendi të Amerikës jugore. Planifikon të tërhiqet nga biznesi i klubeve të futbollit dhe t'i përkushtohet sfidave të tjera. Kruzeiron tashmë e ka shitur, Real Valadolidin së shpejti.

Ish ylli i Realit dhe Barcelonës sytë ka drejtuar drejt funksionit të presidentit të Federatës së futbollit të Brazilit, gjë që shihet edhe nga veprimet e tij, gjegjësisht biznesit në Evropë.

Zgjedhjet për president do të mbahen vitin e ardhshëm, ndërsa Ronaldo planifikon të mbështesë kandidaturën e me një emër të njohur për trajner të ri.

Ronaldo sipas të gjitha gjasave ka në plan ta sjellë Pep Guardiolën për trajner të Brazilit i cili është në sezonin e fundit të kontratës së tij me Mançester Sitin.

Brazili për momentin drejtohet nga Dorival Zhunior. Herën e fundit që brazilianët ishin kampionë bote ka qenë në vitin 2002, ndërsa një problem i veçantë për ta ishte dështimi në Kupën e botës si vendas në vitin 2014. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан