Portugalia barazoi me Kroacinë në Ligën e Kombeve, Polonia zbriti në segmentin B
- Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë ka barazuar 1:1 me Kroacinë në ndeshjen e fazës së grupeve të segmentit A të Ligës së Kombeve.
Split, 19 nëntor 2024 (MIA) - Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë ka barazuar 1:1 me Kroacinë në ndeshjen e fazës së grupeve të segmentit A të Ligës së Kombeve.
Golit të Zhoao Feliksit, kroatët i janë përgjigjur me një goditje precize të Joshko Guardiolit.
Në ndeshjen tjetër të fundit të grupit, Skocia mundi Poloninë 2:1 dhe e dërgoi në Divizionin B.
Portugalia përfundoi në pozitën e parë me 14 pikë, Kroacia ishte në vendin e dytë me 8, Skocia është e treta me 7, Polonia është e fundit me 4 pikë.
Foto: EPA