KHF Çair do të përballet me Sllavia Pragë në fazën e 1/8 në Kupën EHF
- Në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit është hedhur shorti për fazën e 1/8 në Kupën Evropiane.
Vjenë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit është hedhur shorti për fazën e 1/8 në Kupën Evropiane.
Përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë, KHF Çair, në luftën për çerekfinale do të përballet me skuadrën çeke Sllavia Praga.
Ndeshja e parë duhet të luhet më 11/12 janar në Pragë, ndërsa ndeshja e kthimit më 18/19 janar në Shkup.
Foto: KHF Çair