• петок, 22 ноември 2024

Vinisiusi mësoi se ka rrënjë kameruniane

Vinisiusi mësoi se ka rrënjë kameruniane

 Madrid, 21 nëntor 2024 (MIA) - Futbollisti i Real Madridit, Vinisius Zhunior, mësoi për origjinën e tij pas testit të ADN-së.

 Para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Uruguait (1:1), sulmuesit brazilian iu dorëzuan një dokument në të cilin shkruhej se ka rrënjë kameruniane.

 Bazuar në informacionin në tekst, Vinisiusi vjen nga fisi Tikar, i cili jeton në veriperëndim të Kamerunit.

Paraprakisht u mësua se platforma Netfliks do të xhirojë një film për sulmuesin e Real Madridit, i cili do të tregojë jetën dhe karrierën e brazilianit 24-vjeçar. Filmi do të shfaqet në vitin 2025.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан