• понеделник, 17 март 2025

Rikahëzim dhe rregullim i një pjese të komunikacionit në rrugën Gradsko - Drenovë

Rikahëzim dhe rregullim i një pjese të komunikacionit në rrugën Gradsko - Drenovë

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Në rrugën eksprese A1, aksi Gradsko-Drenovë, nga sot deri më 4 prill, për shkak të montimit të zgjerimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, komunikacionit do të rikahëzohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij aksi. 

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetëtore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

Aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 do të jetë i mbyllur për komunikacion të automjeteve.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës, është gjithashtu e mbyllur për të gjitha llojet e komunkacionit. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан