"Racion i shëndetshëm për çdo fëmijë" do të modifikohet, masa u zbatua gabimisht, tha Tripunovski
- Masa ishte ndoshta e paramenduar mirë, por krejtësisht gabimisht e zbatuar, kështu sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski ka vlerësuar projektin e Qeverisë së kaluar "Racion i shëndetshëm për çdo fëmijë" me të cilin në kopshe dhe në shkolla fillore janë shpërndarë pemë të freskëta vendore.
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Masa ishte ndoshta e paramenduar mirë, por krejtësisht gabimisht e zbatuar, kështu sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski ka vlerësuar projektin e Qeverisë së kaluar "Racion i shëndetshëm për çdo fëmijë" me të cilin në kopshe dhe në shkolla fillore janë shpërndarë pemë të freskëta vendore.
Ai paralajmëroi modifikimin e masës për vitin 2025.
"Ky veprim apo masë e udhëhequr nga Qeveria e mëparshme mendoj se ishte ndoshta e paramenduar mirë, por krejtësisht gabimisht e zbatuar. Ne ishim dëshmitarë se në shkolla dhe kopshte fëmijët praktikisht i hidhnin mollët që merrnin dhe cilësia e produkteve që merrnin ishte jashtëzakonisht e dyshimtë. Për vitin e ardhshëm po planifikojmë modifikim serioz të kësaj mase, sepse çështja është që çdo nxënës, çdo fëmijë në kopshte, të marrë produkt të shëndetshëm, cilësor, para së gjithash, organik. Masa do të modifikohet seriozisht për të pasur efekt ashtu siç duhet, të mos gjuhen paratë pa nevojë", theksoi Tripunovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.
Sipas tij, vitin e kaluar masa ka kushtuar mbi 40 milionë denarë, por efekti ka qenë shumë i vogël, pothuajse kurrëfar. rq/
Foto: MIA