Qëndrimi i OEMVP rreth Vendimit të Gjykatës së Strasburgut
- Vendimi i Gjykatës së Strasburgut konfirmon në mënyrë të qartë qëndrimet dhe kërkesat e kahershme të OEMVP-së që shteti të marrë përgjegjësinë për shlyerjen e obligimeve financiare të ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sapo ekziston vendim gjyqësor i formës së prerë. Gjykata njëkohësisht përcakton se këto obligime duhet të realizohen brenda një afati 3-mujor, qëndron në kumtesën e OEMVP, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup, 12 dhjetor 2025
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut konfirmon në mënyrë të qartë qëndrimet dhe kërkesat e kahershme të OEMVP-së që shteti të marrë përgjegjësinë për shlyerjen e obligimeve financiare të ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sapo ekziston vendim gjyqësor i formës së prerë. Gjykata njëkohësisht përcakton se këto obligime duhet të realizohen brenda një afati 3-mujor, qëndron në kumtesën e OEMVP, të cilën MIA e transmeton integrale.
OEMVP, prej vitesh, ka theksuar se interpretimi praktik i Nenit 218 të Ligjit për Përmbarim, i cili i mundësonte ndërmarrjeve publike të thirreshin në nocionin “të domosdoshme për veprimtari”, ka krijuar vështirësi të konsiderueshme në realizimin e të drejtave të bizneseve dhe ka vonuar ekzekutimin e detyrimeve të tyre të ligjshme.
Foto: OEMVP