Presidentja e Kosovës Osmani u takua me presidentin e Shqipërisë, Begaj
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prishtinë u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Prishtinë, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prishtinë u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
"Në një takim të ngrohtë të fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona", ka shkruar Osmani në rrjetet sociale. bsh/