Presidenti i Polonisë: Ne jemi "ruajtës të kujtimit" për krimin në Aushvic
- Presidenti polak Andzhej Duda i ka kujtuar viktimat në memorialin Aushvic-Birkenau, ku sot kanë filluar shënimet e 80-të vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit.
Varshavë, 27 njanar 2025 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda i ka kujtuar viktimat në memorialin Aushvic-Birkenau, ku sot kanë filluar shënimet e 80-të vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit.
"Ne polakët, vend i cili ishte i okupuar nga Gjermania naziste është ndërtuar kjo industri e shfarosjes dhe ky kamp përqendrimi, sot jemi ruajtës të përkujtimit", deklaroi Duda.
Duke folur në ceremoninë komemorative ai përkujtoi se në kampin e pëqendrimit nacist kontrentrues dhe shfarosës Aushvic - Birkenau, janë vrarë 1,1 milion njerëz nga kombësi të ndryshme, para se gjithash hebrenj dhe polakë, rusë dhe romë.
Ai përkujtoi se 27 janari është Dita ndërkombëtare e viktimave të Holokaustit.
Ai theksoi se palëkët janë "ruajtës së kujtimit".
Në komemoracion marrin pjesë më shumë se 50 të burgosur nga Aushvic-birkenau dhe kampe tjera. Katër prej tyre pasdite do të jenë pjesë e ngjarjes qendrore dhe do të mbajnë fjalime. Nuk janë parashikuar fjalime të politikanëve, sepse ideja është se duhet të dëgjohet zëri i të mbijetuarve. Krahas tyre, të tjerët që do të mbajnë fjalime janë kryetari i Konfrsit botëror hebraik Ronald S. Lauder, i cili i prezanton donatorët kryesorë dhe historiani Pjotr Civinjski, drejtor i Muzeut shtetëror Aushvic-Birkenau.
Delegacione të 55 vendeve marrin npjesë në shënim, ndërsa ndër to edhe presidendtja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Foto: EPA