Përbërja e re e Komisionit Evropian u betua para Gjykatës së Drejtësisë së BE-së
- Përbërja e re e Komisionit Evropian nën kryesimin e Ursula fon der Lajen sot ka bërë betimin para Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në Luksemburg. Ky është hapi i fundit në emërimin e Komisionerëve Evropianë, pasi ata u propozuan nga qeveritë e tyre vitin e kaluar, të miratuar nga Fon der Lajen, të konfirmuar nga Këshilli i BE-së dhe të mbështetur nga Parlamenti Evropian.
Luksemburg, 27 janar 2025 (MIA) - Përbërja e re e Komisionit Evropian nën kryesimin e Ursula fon der Lajen sot ka bërë betimin para Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në Luksemburg. Ky është hapi i fundit në emërimin e Komisionerëve Evropianë, pasi ata u propozuan nga qeveritë e tyre vitin e kaluar, të miratuar nga Fon der Lajen, të konfirmuar nga Këshilli i BE-së dhe të mbështetur nga Parlamenti Evropian.
Secili nga Komisionerët Evropianë bëri betimin sot në gjuhën e tyre amtare.
Ursula fon der Lajen (Gjermani, Partia Popullore Evropiane) - kryetare;
Tereza Ribera (Spanjë, socialistë dhe demokratë ) - Komisionere Evropiane për konkurrencë, nënkryetare e KE-së për një tranzicion të drejtë energjetik;
Hena Virkunen (Finlandë/Partia Popullore Evropiane) - Komisionere Evropiane për teknologjitë dixhitale dhe të reja, nënkryetare e KE-së për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë e BE-së;
Stefan Sezhurne (Francë/Rinovo Evropën) - Komisioner Evropian për Tregun e brendshëm, nënkryetari i KE-së për Strategjinë e prodhimit;
Kaja Kallas (Estoni/Rinovo Evropën) - Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, nënkryetare e KE-së;
Roksana Manzatu (Rumani/Socialistë dhe Demokratë) - Komisionere Evropiane për njerëzit, arsimin, kulturën, aftësitë dhe të drejtat sociale, nënkryetare e KE-së;
Rafaele Fito (Itali/Konservatorët dhe Reformistët Evropianë) - Komisioner Evropian për kohezion dhe zhvillim rajonal, nënkryetar i KE-së;
Maros Shefçoviç (Sllovaki/Socialistë dhe Demokratë) - Komisioner Evropian për Tregti dhe Siguri Ekonomike;
Valdis Dombrovskis (Letoni/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Ekonominë dhe Produktivitetin;
Dubravka Suica (Kroaci/Partia Popullore Evropiane) - Komisionere Evropiane për Çështjet e Mesdheut;
Oliveri Varheji (Hungari/Patriotët për Evropë) - Komisioner Evropian për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve;
Volke Hukustra (Holandë/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Klimën, netë zero emetime dhe rritje të pastër
Andrius Kubilius (Lituani/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Mbrojtje;
Marta Kos (Slloveni/Rinovo Evropën) - Komisionere Evropiane për Zgjerimin e BE-së;
Jozef Sikela (Republika Çeke/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Bashkëpunim Mdërkombëtar;
Kostas Kadiz (Qipro/jopartiak) - Komisioner Evropian për Peshkim dhe Oqeane;
Maria Luis Albukerke (Portugali/Partia Popullore Evropiane) - Komisionere Evropiane për Shërbimet Financiare dhe Unionin e Investimeve;
Hadja Labib (Belgjikë/ Rinovo Evropën) - Komisionere Evropiane për Menaxhimin e Krizave;
Magnus Bruner (Austri/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin;
Jesika Rosvall (Suedi/Partia Popullore Evropiane) - Komisionere Evropiane për mjedis jetësor, rezistencë të ujërave dhe ekonomi konkurruese ciklike;
Pjotr Serafin (Poloni/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për buxhet, luftë kundër mashtrimeve dhe administratë publike;
Dan Jorgensen (Danimarkë/Socialistë dhe Demokratë) - Komisioner Evropian për energji dhe banim;
Ekaterina Zaharieva (Bullgari/Partia Popullore Evropiane) - Komisionere Evropiane për startap, hulumtim dhe inovacione;
Majkëll Megkrat (Irlandë/Rinovo Evropën) - Komisioner Evropian për demokraci, drejtësi dhe sundim të drejtësisë;
Apostolos Cicikostas (Greqi/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Transport dhe Turizëm;
Kristof Hansen (Luksemburg/Partia Popullore Evropiane) - Komisioner Evropian për Bujqësi dhe Ushqim;
Glen Mikalef ((Maltë/Socialistë dhe Demokratë) - Komisioneri Evropian për Rini, Kulturë dhe Sport. ls/