Europol: Janë arrestuar 30 persona të involvuar në tregti me njerëz në Spanjë dhe Kroaci
- Në disa qytetete evropiane janë arrestuar 30 persona të involvuar në një sinxhir kinez për tregti me njerëz në Spanjë dhe në Kroaci. Mes të arrestuarve janë edhe udhëheqësit e rrjetit kriminel, njoftoi sot Europoli.
Hagë, 27 janar 2025 (MIA) - Në disa qytetete evropiane janë arrestuar 30 persona të involvuar në një sinxhir kinez për tregti me njerëz në Spanjë dhe në Kroaci. Mes të arrestuarve janë edhe udhëheqësit e rrjetit kriminel, njoftoi sot Europoli.
Në kumtesë thuhet se "rrjeti i sofistikuar kriminel kinez", i përfshirë në emigrimin ilegal dhe tregi me njerëz, me qëllim të eksploatimit seksual, u shkatërrua pas hetimit të ndërlikuar tejkufitar, të koordinuar nga Europoli.
Viktimat e rrjetit kriminel kinez janë identifikuar në disa vende-anëtare të BE-së.
Më 17 dhjetor, policia ka kryer bastisje në Barcelonë, Madrid dhe Toledo në Spanjë, si dhe në kryeqytetin kroat, Zagreb, me ç'rast janë arrestuar 30 persona dhe konfiskuar 180.000 euro para të gatshme, si dhe armë, 70 pasaporta, pajisje për falsifikimin e pasaportave, viza, narkotikë, 10 automjete dhe 33 celularë.
Në operacionin janë shpëtuar gjithsej 33 viktima, shtetas kinez dhe vietnamezë. bsh/
Foto: MIA arkiv