• сабота, 17 јануари 2026

Pothuajse plotësisht janë shfrytëzuar mjetet nga kredia hungareze destinuar për mbështetjen e kompanive vendase, kryeministri i kënaqur nga rritja ekonomike

Pothuajse plotësisht janë shfrytëzuar mjetet nga kredia hungareze destinuar për mbështetjen e kompanive vendase, kryeministri i kënaqur nga rritja ekonomike

Kratovë, 16 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, është i kënaqur me përdorimin e mjeteve të ndara nga kredia hungareze të destinuar për mbështetjen e kompanive vendase, si dhe rritjen e arritur në pjesën e aktiviteteve investuese te kapacitetet vendase.

Ai sot në një deklaratë të dhënë për mediat në Kratovë theksoi se nga 250 milionë eurot e planifikuara për këtë qëllim deri më përmes bankës për zhvillim të kompanive u janë transferuar diku rreth 225 milionë euro. 

 "Kjo është kredia  që thënë kushtimisht e subvencion Qeveria, me një normë interesi prej 1,95 për qind, një grejs periudhë prej tre vitesh dhe deri në 15 vjet afat të pagesës. Pres tashmë që në treamujoron e parë të këtij viti të shterohet plotësisht, së bashku me fondet vetanake të bankave që i investojnë në projektet zhvillimore të kompanive për të mbështetur ekonominë", tha Mickoski.

 Kryeministri tha se në pjesën e investimeve, Maqedonia kryeson në rajon, me rritje përqindjeje dyshifrore.

"Nëse marrim parasysh se rritja në gjysmën e parë të vitit 2025, dhe madje edhe të gjithë vitin 2025, është përqindje dyshifrore, krahasuar me të njëjtën periudhë brenda eurozonës, është dy, dy e gjysmë për qind, kështu që jam vërtet i kënaqur me mënyrën se si janë përdorur këto fonde", tha Mickoski. 

Kryeministri sot qëndroi për vizitë pune në Kratovë, ku vizitoi sallën e madhe sportive të rindërtuar plotësisht. 

 

Фото: принтскрин

Остани поврзан