Nga Dubai u ekstradua personi i kërkuar me urdhërarrest nga policia e Maqedonisë, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë
- Nga Dubai ekstradohet personi i kërkuar me urdhërarrest nga policia e Maqedonisë së Veriut, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Nga Dubai ekstradohet personi i kërkuar me urdhërarrest nga policia e Maqedonisë së Veriut, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot u ekstradua nga Dubai në vendin tonë Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh për veprën penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese", e ndëshkueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal", bëri të ditur Ministria.
Nga MPB informojnë se ky është ekstradimi i parë i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin vendi ynë e kërkon me urdhërarrest ndërkombëtar.
Foto: Fejsbuk i MPB-së