Peskov: Rusia ende nuk ka marrë ndonjë sinjal nga SHBA-ja për bisedë mes Trampit dhe Putinit
- Rusia ende nuk ka marrë ndonjë sinjal nga SHBA-ja për kontakt apo takim të mundshëm mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Moskë, 27 janar 2025 (MIA) - Rusia ende nuk ka marrë ndonjë sinjal nga SHBA-ja për kontakt apo takim të mundshëm mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Peskovi ka thënë se Putini është ende i gatshëm të takohet me Trampin për të diskutuar mbi çështjet që janë në interes të të dy vendeve, transmetojnë mediat ruse.
“Deri tani nuk kemi marrë asnjë sinjal nga amerikanët. Pra, punojmë, siç thonë ata, sipas orarit tonë. Ajo që mbetet është gatishmëria. E njëjta gatishmëri, me sa kemi dëgjuar, po ruhet (në SHBA). Natyrisht, duhet pak kohë", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit.
Foto: arkivi i MIA-s