• недела, 23 јуни 2024

Pentagoni: Aeroplan mbajtësi amerikan "Dvajt Ajzenhauer" u largua nga Deti i Kuq

Pentagoni: Aeroplan mbajtësi amerikan

Uashington, 23 qershor 2024 (MIA) - Komanda Qendrore amerikane (CENTKOM) konfirmoi sot se aeroplan mbajtësi "Dvajt Ajzenhauer" është larguar nga Deti i Kuq.

"Grupi sulmues i aeroplan mbajtësve Dvajt D. Ajzenhauer (IKE CSG) sot u largua nga zona e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së dhe do të qëndrojë për një kohë të shkurtër në zonën e përgjegjësisë të Komandës Evropiane të SHBA-së përpara se të kthehet në vend pas më shumë se shtatë muajsh mbështetje për parandalimin dhe mbrojtjen rajonale të SHBA-së", thuhet në kumtesën e CENTKOM.

Theksohet se gjatë sistemimit së tij, "Dvajt Ajzenhauer" mbronte anijet që kalonin tranzit në Detin e Kuq, Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit, "ka shpëtuar marinarët e pafajshëm nga sulmet e paligjshme të Huthëve të mbështetur nga Irani dhe ndihmuan në parandalimin e agresionit të mëtejshëm". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан