• понеделник, 01 јули 2024

Drejtorët e 16 agjencive turistike në Egjipt që organizuan udhëtime të paligjshme pelegrinazhi do të nxirren para gjykatës

Drejtorët e 16 agjencive turistike në Egjipt që organizuan udhëtime të paligjshme pelegrinazhi do të nxirren para gjykatës

 Kajro, 23 qershor 2024 (MIA) -  Kryeministri egjiptian Mostafa Madbuli urdhëroi që të hiqen licencat e 16 agjencive turistike që organizuan udhëtime të paligjshme pelegrinazhi, pasi qindra egjiptianë vdiqën gjatë pelegrinazhit vjetor në Arabinë Saudite, transmeton "Al Ahram".

Drejtuesit e firmave  do të dalin para gjykatës, thuhet në njoftimin e kabinetit. Vendimi është marrë gjatë një takimi të grupit të punës të krijuar për rastin nga presidenti Abdel Fattah al-Sisi. 

 Qeveria njoftoi se 31 persona vdiqën nga gjithsej 50.752 pelegrinët egjiptianë të regjistruar, shkruan publikimi onlajn "Enterprajs njuz". Agjencitë botërore të lajmeve cituan një diplomat arab anonim   se numri i viktimave tejkaloi gjashtëqind, shumica prej tyre pelegrinët e paregjistruar.

 Deri më tani, grupi i punës i qeverisë "identifikoi 16 agjenci udhëtimi që organizuan udhëtimin e pelegrinëve të paregjistruar jashtë rregullave zyrtare të pelegrinazhit dhe nuk u ofronin atyre asnjë shërbim", tha zëdhënësi i kabinetit Mohammed El Homsani në një intervistë telefonike për televizionin "Sada al-Balad".

 Ai shtoi se kryeministri ka urdhëruar që menjëherë t'u hiqen licencat kompanive dhe të vendosen gjoba në favor të familjeve të të ndjerëve.

 Foto: Akrivi i MIA-s

 

Остани поврзан