• понеделник, 01 јули 2024

Rumen Radevi ia dorëzoi GERB-SDS mandatin e parë për formimin e qeverisë

Rumen Radevi ia dorëzoi GERB-SDS mandatin e parë për formimin e qeverisë

 Sofje, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radevi sot ia dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkovit për formimin e qeverisë. Sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.

Kandidat për kryeministër është Zhejjazkovi dhe vetë e prezantoi kabinetin e propozuar, i cili do të ketë 19 ministra.

 "Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një test", deklaroi presidenti Rumen Radevi gjatë dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit.

 Presidenti Radev vuri në dukje parlamentin tejet të fragmentuar, si dhe mosgatishmërisë së shumicës së qytetarëve bullgarë për të marrë pjesë në zgjedhje, që pashmangshmërisht ndikon në legjitimitetin e institucioneve.

 Rosen Zheljazkovi e lexoi përbërjen e kabinetit të propozuar. Më pas kërkoi nga shefi  i shtetit të miratojë dekret dhe të paraqesë kabinetin në Kuvendin Kombëtar.

 Foto: BTA

 

Остани поврзан