• понеделник, 01 јули 2024

Bazat amerikane në Evropë janë në gjendje gatishmërie për shkak të një kërcënimi të mundshëm terrorist

Bazat amerikane në Evropë janë në gjendje gatishmërie për shkak të një kërcënimi të mundshëm terrorist

Nju-Jork, 1 korrik 2024 (MIA) - Bazat ushtarake amerikane përreth Evropës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, gjatë fundjavës u vunë në gjendje gatishmërie për një sulm të mundshëm terrorist. Televizioni amerikan Si-En-En publikoi se Pentagoni ka shpallur shkallë të dytë më të lartë të sigurisë në bazat amerikane, duke iu referuar dy përfaqësuesve qeveritar anonim.

Ai nivel i sigurisë, i njohur si Force Protection Charlie, zbatohet kur Pentagoni merr informacione të besueshme të inteligjencës për një sulm të mundshëm terrorist.

Natyra e gjoja kërcënimit mbeti e paqartë. Një përfaqësues zyrtar cituar nga Foks njuz tha se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare në Francë.

Komanda evropiane e SHBA-së (EUCOM) në Shtutgart refuzoi t'i komentojë masat konkrete të sigurisë të ndërmarra nga forcat e armatosura në pyetjen e Si-En-En. sa/

Остани поврзан