• понеделник, 24 јуни 2024

Presidenti Bajram Begaj shpallet Qytetar Nderi i Deçanit në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj shpallet Qytetar Nderi i Deçanit në Kosovë

Prishtinë, 23 qershor 2024 (MIA) -  Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, sot solemnisht i është ndarë titulli  "Qytetar Nderi" i  Deçanit në perëndim të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoni, Begaj falënderoi komunën për këtë çmim,  duke shtuar se vendi i Kosovës dhe i Shqipërisë bashkë është në Evropë. 

"Mbresat dhe emocionet e kësaj dite janë të jashtëzakonshme. Shumë faleminderit për mikpritjen. Kam ardhur te Bjeshkët e Nemuna, vendin e bekuar nga Zoti. Jam në një trevë ku kam gjetur burra e trima patriotë, njerëz të besës e të fjalës. Fati na ka dërguar në rrugë të ndryshme, por përcaktimi  tij është i njëjtë, të gjithë bashkë do të jemi në Evropë, me një Kosovë të lirë e të pavarur. Për këtë Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së, në këtë 25 vjetor të çlirimit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe të rënët me respekt e krenari. Nga sot jam shumë i nderuar që të jem ‘Qytetar Nderi’ i kësaj komune", ka thënë ai. 

 Në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit, thuhet se Begaj është "një nga personalitetet me kredibilitet më të madh njerëzor dhe politik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha trevat shqiptare". Presidenti shqiptar, sipas tyre, e meriton titullin, sepse është "një nga figurat më unifikuese të shqiptarëve dhe i sjell nder shtetit shqiptar në mbarë botën".

Në ceremoninë e shpalljes së Begajt qytetar nderi të Deçanit mori pjesë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe disa deputetë të asaj partie tashmë opozitare. 

 Gjatë qëndrimit në Deçan, Begaj ka vizituar edhe fshatin e lindjes së Haradinajt, Gllogjan dhe është takuar me familjarët e tij.

 

Остани поврзан