• недела, 12 мај 2024

Pendarovski: Të rinjtë e dinë se kam qenë dhe çdoherë do të jem aleat i tyre

Pendarovski: Të rinjtë e dinë se kam qenë dhe çdoherë do të jem aleat i tyre

Gostivar, 4 maj 2024 (MIA)- Kandidati për president Stevo Pendarovski sot në Gostivar ka realizuar takim me anëtarë të klubit lokal të të rinjve socialdemokrat të Maqedonisë.

Në takimin me bashkëpartiakët e rinj, Pendarovski tha se shteti nuk duhet të kthehet prapa, por duhet të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit.

"Duhet të sigurojmë kushte më të mira jetese për të gjithë. Nëse duam që të rinjtë të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Të rinjtë e dinë se kam qenë dhe çdoherë do të jem aleat i tyre dhe se numri 1 u garanton një të ardhme prosperuese, të ardhme në vendlindje, në atdhe që do të zhvillohet sipas standardeve dhe vlerave evropiane", ka thënë Pendarovski.

Ai i ka shfrytëzuar takimet dhe ka kërkuar edhe një herë nga gostivarasit ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve më 8 maj.

Foto: Fejsbuk

 

Остани поврзан