Siljanovska-Davkova: Është koha për unitet - do ta justifikoj besimin dhe do t'i frymëzojë gratë
- Deklaroj se postin e presidentes së Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë, u betua solemnisht presidentja e sapozgjedhur e vendit, Gordana Siljanovska- Davkovanë në Kuvend para deputetëve të pranishëm, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike dhe shoqërore.
Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Deklaroj se postin e presidentes së Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë, u betua solemnisht presidentja e sapozgjedhur e vendit, Gordana Siljanovska- Davkovanë në Kuvend para deputetëve të pranishëm, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike dhe shoqërore.
Në fjalimin e saj ajo theksoi se do të jetë presidentja e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjinore as mbi ndonjë bazë tjetër.
"Do të mundohem t'i arsyetoj këto mijëra vota, të cilat nuk janë vetëm dhurata më e bukur për ditëlindjen time, por edhe obligimi dhe përgjegëisa më e madhe", tha Siljanovska-Davkova.
Theksoi se do ta respektojë Parlamentin dhe do t'i harroj momentet e këqija, do t'i kujtoj vetëm të mirat, dhe do të jetë, tha, presidente " edhe e anës majtë edhe e anës së djathtë".
Nga deputetet dhe deputetët kërkoi që të kenë mirëkuptim për fjalimet e saj, siç tha, “të kenë mirëkuptim eventualisht për veton time, të kenë mirëkuptim për propozimet e mia dhe së fundi, sundimi i ligjit është ajo që mund ta bëjë këtë vend një shtet evropian. Sundimi i ligjit, jo sundimi i disave, jo sundimi i disa burrave, mendoj se ju do të më ndihmoni, edhe unë do t'ju ndihmoj juve.
"Në këtë Kuvend unë do t'i lexoj ligjet dhe do të mundohem që në mënyrë femërore të theksoj se nuk ka nevojë për veto, se mund të bëjmë disa korrigjime përmes fjalimit, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se do të emërojë dhe propozojnë organe në gjyqësor, si Këshill Gjyqësor dhe Gjykatë Kushtetuese, bazuar në ekspertizën dhe kompetencën.
Këtë fjalim ajo ua kushtoi grave për të cilat ka vendosur të kandidohet për këtë detyre dhe sepse dëshiron t'i frymëzojë gratë, siç tha "ata që në Ballkan shpesh nuk janë presidentë shtetesh”. Theksoi se është koha për unitet "që mund të nënkuptojë edhe filozofi femërore dhe autencitet femëror", sepse ne dimë të kujdesemi jo vetëm për vetën, por para së gjithash për të gjithë të tjerët.
Ajo është e lumtur që këto ditë urimet e para i ka marrë nga gratë - nga presidentja e Sllovenisë, nga Doris Pak, nga kolegët e Komisionit të Venecias dhe nga gratë në universitetet e të gjitha kontinenteve, ndërsa në ditëlindjen e saj ishte me ambasadoren e SHBA-së. Ajo është gjithashtu e lumtur që do të frymëzojë edhe femra të tjera, duke porositur: “Nëse mund të jem unë presidente, mund të jeni edhe ju”.
"Në Ballkanin Perëndimor dhe në Ballkan ende është i gjallë patriarkati. Prandaj unë mendoj se gratë e forta mund t'i zgjidhin problemet mes secilit, si mes burrave dhe grave, ashtu edhe mes kombeve dhe mes shteteve, në një mënyrë të ndryshme. Besoj fort në këtë. Se kam të drejtë, tregon edhe kjo në vijim - këtë vend nuk e kanë mbrojtur ose nuk e kemi vetëm falë komitëve, por edhe komiteve, si Sirma Vojvotka dhe partizaneve si Vera Ciriviri-Trena, Bera Jociq dhe Ibe Palikuqi", theksoi presidentja.
Siç tha, shumë gra të guximshme dhe të zgjuara ka parë në këtë Parlament, por është habitur pse nuk kishim grua kryeministër, kryetare të Kuvendit apo presidente të shtetit.
"Dhe ja, ndodhi edhe kjo. Un do ta trasoj rrugën, por këtu - edhe nga e djathta, nga e majta, nga mesi, shoh gra shumë të zgjuara, shumë të përkushtuara që do t'i mbaj në mendje dhe në zemrën time. Politika nuk ishte kryesisht arti i të mundshmes, por kush fiton, kur dhe si. Ne nuk ishim aty në funksionet kryesore. Ne mund ta zhvillojmë politikën si artin e së pamundurës, jo vetëm të mundshmes. Tingëllon shumë bukur kur dëgjon se pas politikanëve apo meshkujve të suksesshëm fshihen gra të mrekullueshme. Unë po e shfrytëzoj rastin të them se pas femrave të suksesshme qëndrojnë buura të mrekullueshëm, si burri im", theksoi Siljanovska-Davkova.
Jo vetëm për të feminizuar politikën, por gratë, tha ajo, duhet gjithashtu të ndihmojnë burrat "të kuptojnë se ne nuk duhet të heqim dorë - ky është emancipim". Ajo pret gjithashtu një përfaqësim më të madh të grave në përbërjen e ardhshme parlamentare.
"Duhet të ndjekim ritmin e natyrës. Sjo është një krijuese e përsosur, harmonizuese. Nuk e di saktësisht raportin e grave dhe burrave në përbërjen e ardhshme parlamentare, por do të doja shumë të bëjmë një hap përpara në atë 42 për qind. Shteti është në gjininë femërore, politika është në gjininë femërore, demokracia është në gjjininë femërore. Maqedonia është në gjininë femërore. Ndihmoni deputetëve, kalorësit e grave, të shprehin atë që kanë, ndërsa që nuk kanë mundur deri më tani. Unë ju premtoj se do ta bëjë këtë, dhe se të gjithë ju do të jeni krenarë për Maqedoninë, siç jam unë për popullin tim, si një përmbledhje e individëve dhe qytetarëve, dhe mendoj se kështu do të ndihmojmë edhe të evropianizohemi, edhe të tejkalojmë ndarjet ballkanike. Asnjëherë nuk kemi pasur nevojë për unitet më të madh", tha Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se besimi që i është dhënë do ta justifikojë “jo për shkak të përgjegjësisë apo borxhit ndaj një partie apo ndaj politikës”, por sepse ka fituar mundësinë të jetë e rrethuar nga shumë gra. Dhe kriteri i parë dhe bazë “për shoqërim” me të, tha, do të jetë ekspertiza dhe kompetenca, e më pas çdo përkatësi tjetër.
Për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se para vitit 2019 e ka parë vetëm një herë në televizion dhe se ka qenë njeriu i vetëm që ka pohuar dhe siguruar se mund të bëhet president dhe se “kjo do të ndodhë kur të ketë harmoni mes matematikës dhe emocioneve”.
"Ndoshta dikush do të ma zë për të madhe se e përmenda zotin Mickoski. Por këtu para meje është edhe zoti Kovaçevski. Dua ta përmend edhe atë. Edhe ai më mori në telefon, jo vetëm në Fejsbuk të më dëshirojë mirëseardhje dhe punë të suksesshme, por për të biseduar. Prandaj mendoj se me ne gratë, do të ndryshoni edhe ju burrat politikanë dhe Maqedonia do të bëhet një vend i denjë për të jetuar së bashku, sepse përveç grave, dhimbja dhe gëzimi im janë të rinjtë. Jo rastësisht kanë lindur këtu. Të ecim përpara, të përpiqemi të ndryshojmë diçka në politikë", tha presidentja e re në fund të fjalimit të saj pas betimit solemn në Kuvend.
Pas deklaratës solemne dhe fjalimit Siljanovska-Davkova në ceremoni solemne me ndërime më të larta shtetërore dhe ushtarake, në Kabinetin e Presidentit në "vila Vodno" e mori postin nga presidenti i deritanishëm i shtetit, Stevo Pedarovski.
Certifikatën për presidente të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ajo e pranoi dje, në ditëlindjen e saj të 71-të, pasi u publikua rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve presidenciale të mbajtuar më 24 prill dhe 8 maj për të cilat nuk kishte ankesa për procedurën e mbledhjes së rezultateve.
Sipas rezultateve përfundimtare, Siljanovska-Davkova fitoi 561 000 vota, ndërsa 251 899 votues kanë votuar për Stevo Pendarovski - kundërkandidati i saj edhe në zgjedhjet e kaluar Presidenciale në vitin 2019.
Kandidatura e Siljanovska-Davkovës për presidente të shtetit e përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni u zyrtarizua në një konventë më 2 mars 2024.
Profesoresha universitare e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik tha atëherë se "Zgjedhjet do të shënojnë kohën e re", ndërsa fushata e saj zgjedhore kishte sloganin "Maqedonia përsëri krenare". ls/
Foto: MIA