• петок, 20 декември 2024

Mishel dhe Fon der Lajen me urime për Siljanovska-Davkova: Presim bashkëpunim në rrugën evropiane të vendit

Mishel dhe Fon der Lajen me urime për Siljanovska-Davkova: Presim bashkëpunim në rrugën evropiane të vendit

Bruksel, 12 maj 2024 (MIA) - Kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit të BE-së, Ursula fon der Lajen dhe Sharl Mishel dërguan urime deri te presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e marrjes zyrtare të funksionit president, duke e theksuar përcaktimin për bashkëpunim në vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

"Urime Gordana Siljanovska-Davkova, gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut. Lidershipi i juaj vjen në momentin kyç, derisa vendi i juaj i avancon reformat e veta dhe vazhdon rrugën drejt BE-së. Me padurim pres të bashkëpunoj me ju", ka publikuar Fon der Lajen në Iks.

Urime deri te presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, përmes platformës Iks ka dërguar edhe Mishel.

"Me padurim pres të bashkëpunoj me ju në avancimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përmes zbatimit të reformave dhe oblgimeve. Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor ëshët në BE", thotë Mishel në publikimin.

Fon der Lajen, me publikim tjetër në Iks porositi se "që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e suksesshme drejt qasjes në BE, më me rëndësi është që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve të saj obligative, duke përfshirë edhe Marrëveshjen nga Prespa". bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан