• четврток, 25 декември 2025

PDSH shtrin aktivitetet në diasporë

PDSH shtrin aktivitetet në diasporë

Shkup, 24 nëntor 2025

PDSH, në zbatim të konkluzave të Kuvendit Qendror, hap një kapitull të ri të veprimit politik: shtrirjen dhe organizimin e saj në diasporë. Ky është një hap strategjik që synon forcimin e ndikimit të partisë, rritjen e kapaciteteve organizative dhe mobilizimin e çdo shqiptari që beson në vizionin e Partisë Demokratike Shqiptare.

PDSH fton të gjithë anëtarët dhe mbështetësit në diasporë të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm i cili ka për qëllim përfaqësimin e çdo zëri shqiptar.

Faza e re e organizimit do të koordinohet nga Trupi Koordinues i mandatuar nga Kuvendi Qendror dhe do të zbatohet sipas udhëzimeve të miratuara në këtë forum.

Detaje të mëtejshme lidhur me këtë proces do të publikohen në vijim përmes kanaleve zyrtare të partisë.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfC4wW_4AFeCX6ZJ8cSROhgyBN6BMGRDx998uHdhrnFVJAV5g/viewform
Te linku gjeni formularin e anëtarsimit

Detaje të mëtejshme lidhur me këtë proces do të publikohen në vijim përmes kanaleve zyrtare të partisë.

Partia Demokratike Shqiptare

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан