• четврток, 25 декември 2025

Drejtori i QMK-së vizitoi komunën e Probishtipit

Drejtori i QMK-së vizitoi komunën e Probishtipit

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA)- Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot e vizitoi Komunën e Probishtipit dhe zhvilloi takim pune me kryetarin e komunës, Toni Tonevski. Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit me komunën, si dhe për forcimin e kapaciteteve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave.

Në kuadër të vizitës, drejtori Ali realizoi gjithashtu takim pune me drejtorin e Hidrosistemit “Zlletovica”, Zllatko Stojanovski. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë dhe nevojës për revitalizimin dhe modernizimin e sistemit të njoftimit dhe alarmimit me të cilin disponon hidrosistemi “Zlletovica”, si një element kyç për paralajmërimin në kohë të popullatës dhe institucioneve në rast rreziqesh të mundshme dhe situatash emergjente.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se një sistem funksional dhe bashkëkohor i alarmimit përbën bazë për menaxhim efikas të krizave, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të pasurisë materiale. Në këtë drejtim u dakorduan për një qasje e përbashkët dhe koordinim në përgatitjen dhe realizimin e projekteve të ardhshme me rëndësi strategjike për të dy institucionet.

Foto: QMK

Остани поврзан