• петок, 28 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Parashtrohet padi penale për udhëheqësin për urbanizëm në Mavrovë - Rostushë i cili kërkoi ryshfet

Parashtrohet padi penale për udhëheqësin për urbanizëm në Mavrovë - Rostushë i cili kërkoi ryshfet

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) – Padi penale është parashtruar kundër udhëheqësit 63-vjeçar të Sektorit për Urbanizëm në Komunën Mavrovë – Rostushë i cili ka kërkuar ryfshet prej 13.000 euro. 

Siç bëri të ditur MPB, nga ana e Njësitit për Korrupsion në kuadër të Departementit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Prokurinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  është parashtruar padi penale kundër S.E. (63) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “pranim të ryshfetit” sipas nenit 357 dhe “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” sipas nenit 359 nga Kodi Penal. 

 “I denoncuari, shef i Sektorit për Urbanizëm, Veprimtari Komunale, Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ka kërkuar ryshfet prej 13.000 euro dhe ka premtuar se do të miratohet një projekt urbanistik për ndërtimin e banesave dhe objekteve akomoduese dhe do të paguhet në disa këste. Më 19 mars 2025, në një objekt hoteliere në Shkup është kapur duke paguar paratë për këstin e parë, pasi paraprakisht ishte përpunuar mjeko-ligjor”, bëjnë të ditur nga MPB.

Gjithashtu, ishte kryer kontroll i personit dhe veturës zyrtare dhe ishin gjetur gjëra me interes për hetimin, pas çka ishte nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан