• понеделник, 31 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës

Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Llogaritja verore e kohës fillon këtë fundjavë, natën e së shtunës në të dielën në orën 02:00 kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë para dhe në vend të 02:00 do të jetë 03:00.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit edhe atë: fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.

Këtë vit, llogaritja verore do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 3 të mëngjesit.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës. ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje të datave evropiane.

Përveç te ne, llogaritjen verore të kohës e praktikojnë edhe shumica e vendeve evropiane, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të kohës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës. Parlamenti Evropian votoi më 4 mars 2019 për të hequr ndryshimet sezonale të orës nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, kështu që nuk është plotësisht e sigurt se kur do të jetë ndryshimi i fundit i orës. Ora nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut dhe as në vendet e kontinentit afrikan. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан